KURIOZE/ Me këtë avion udhëtoni falas nëse…

Përplasjet e fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë gjithnjë e në rritje dhe debatet mes kandidatëve republik...


Përplasjet e fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë gjithnjë e në rritje dhe debatet mes kandidatëve republikanë dhe demokratë po marrin tone të ashpra duke kaluar në sfida mes Ted Cruz dhe Donald Trump nga njëra anë dhe Hillary Clinton dhe Bernie Sanders nga ana tjetër.
Kompania ajrore amerikane “JetBlue”, duke parë përballjen mes kandidatëve, vendosi që të lançojë një eksperiment simpatik.
“Si ka mundësi që nuk arrijnë të jenë dakord për asnjë temë?”, pyetën menaxherët e kompanisë ajrore, e cila ofroi për 150 pasagjerë një udhëtim falas, por me një kusht, që të gjithë të ishin dakord për destinacionin.

Pika e parë e kërkesës u mbyll pa problem, që të gjithë pasagjerët me kombësi amerikane donin të udhëtonin jashtë shtetit.
Më e vështirë ishte arritja e një dakordësie në vijim, pasi shumë donin të shkonin në Kosta Rika dhe të tjerë në ishujt Turks e Caicos, shkruan NOA.
Në përfundim dominoi destinacion i parë, dhe zëdhënësi i kompanisë ajrore u shpreh i kënaqur duke thënë se, “Treguam se njerëzit e zakonshëm dinë si ti sheshojnë diferencat e tyre më lehtë se politikanët”.

Related

Kuriozitete 6708468996480492834

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item