Kur “Albania” e Konicës promovonte vlerat shqiptare në Bruksel

Më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel, doli në qarkullim botimi i parë i revistës “Albania”. Në këtë revistë, themeluesi i saj, erudi...


Më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel, doli në qarkullim botimi i parë i revistës “Albania”.

Në këtë revistë, themeluesi i saj, eruditi Faik Konica, do të hidhte themelet e mendimit shqiptar në disa fusha.
Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris, Konica do të vendoset vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, një revistë politiko-kulturore dhe letrare që do të bëhej organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë.
E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë, përcjell tvsh.
Zgjimi i ndjenjës kombëtare, emancipimi shoqëror dhe pavarësia e Shqipërisë do të ishte qëllimi kryesor i revistës “Albania”.
Revista “Albania” u shndërrua në një tribune të mendimit shqiptar, ku publikoi dhe lëvroi pjesa më elitare e Rilindjes Kombëtare. Botimi i kësaj reviste vazhdoi deri më vitin 1910.

Related

Kultura 6941640741719257615

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item