Ku kemi përfunduar! Rusia i jep leksione demokracie Perëndimit

Nga Marcello Foa, Il Giornale Në shtypin italian nuk gjeta asnjë gjurmë shkrimi por në atë zviceran po. Ministri i Jashtëm rus Serge...

Nga Marcello Foa, Il Giornale

Në shtypin italian nuk gjeta asnjë gjurmë shkrimi por në atë zviceran po. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mbajtur një fjalim në Këshillin për të drejtat e njeriut në OKB, që u mbajt në Gjenevë, dhe një e përditshme zvicerane me mjaft peshë, “Le Temps”, e përmblodhi diskutimin e Lavrov me nëj titull mjaft domethënës: Kyr Lavrov jep leksione demokracie. Ndoshta një titull ironik në qëllime editoriale të gazetës, por…
Pikërisht leksione. Lavrov ka denoncuar Pranverat arabe që në vend të sillnin liri për vendet ku u zhvilluan kanë sjellë katastrofa njerëzore dhe ka denoncuar gjithashtu strumentalizimin e të drejtave të njeriut për të arritur qëllim gjeopolitike, ose e thënë ndryshe, rrëzimin e regjimeve për shkak të një “kauze fisnike”.
Lavrov kritikoi rëndshëm “leximin e ri të Konventës së të drejtave të njeriut” për të imponuar vlera që nuk janë universale dhe në kundërshtim me parimin e sovranitetit të shteteve. Kërkoi mbrojtjen e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore të popujve që duhen konsideruar në të njëjtën mënyrë si të drejtat civile.
Lavrov u alarmua për rilindjen e lëvizjeve neonaziste në Ukrainë dhe vendet e tjera baltike, që përfitojnë nga heshtja dhe moskokëçarja e SHBA-ve dhe Europës.
Akuzoi Turqinë se po armatos terroristët e IS dhe nënvizoi hipokrizinë e euorpianëve që nga njëra anë inkurajojnë fluksin e emigrantëve dhe nga ana tjetër i keqtrajtojnë me politika aspak koherente.
Jo, titulli i “Le Temps” nuk ishte aspak ironik. Deklarate e Lavrov janë më se të arsyeshme. Ato hedhin dritë mbi të vërtetën. Një e vërtetë që ndoshta nuk është komode për Perëndimin.
Perëndimi i cili ka shpesh këndvështrime të gabuara mbi realitetin dhe lulëzojnë mediat që asnjëherë nuk kanë sens kritik ndaj qeverive të tyre.
“Sukseset amerikane” në Afganistan, Irak, Libi dhe Siri në fakt nuk kanë sjellë asgjë të mirë dhe nuk na kanë mësuar asgjë.
Dhe është emblematike që na e kujton pikërisht Rusia, që nuk është aspak një kampion i demokracisë, por në politikën ndërkombëtare ka mend për të shitur!/ Përgatiti Amarildo Lumani
TemA

Related

Top Lajm 384785023040475032

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item