Kryeministri i Kosovës e pranon: Po, vëllai im ka kërkuar azil. Edhe nipat e mbesat

Në Kosovë nuk janë vetëm qytetarët e zakonshëm që kërkojnë azil në vendet e BE-së, por edhe familjarë të kryeministrit Isa Mustafa. ...


Në Kosovë nuk janë vetëm qytetarët e zakonshëm që kërkojnë azil në vendet e BE-së, por edhe familjarë të kryeministrit Isa Mustafa.
Ky i fundit e ka pranuar vetë diçka të tillë, duke thënë se vëllai i tij Ragip Mustafa ka kërkuar azil në disa vende europiane për t’u shëruar nga një sëmundje e rëndë.
Ai është operuar edhe në Tiranë, por gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet e rëndë.
Sipas kryeministrit të Kosovës edhe nipat e mbesat e tij kanë kërkuar azil. Mustafa thotë se është duke punuar për të gjetur zgjidhje, për të përmirësuar sistemin shëndetësor, për të hapur vende pune.
“Përgjegjësia ime është të punoj për të gjetur zgjidhje për qytetarët e mi. I vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në të cilën jemi po punoj të intensifikoj kontaktet dhe lidhjet me vendet të cilat mund ta mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook./LAPSI.AL/

Related

Lajme 8221987426362287421

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item