Kriza e refugjatëve dhe rritja e frikshme e së djathtës populiste

E parë nga një këndvështrim tjetër mund të cilësohet si një fitore e paralajmëruar. Triumfi në zgjedhjet rajonale të së djathtës ant...


E parë nga një këndvështrim tjetër mund të cilësohet si një fitore e paralajmëruar.
Triumfi në zgjedhjet rajonale të së djathtës anti-migrantë në Gjemrani është epilogu i logjikshëm i një polemike disamujore kundër politikave te kancelares Angela Merkel në menaxhimin e krizës së refugjatëve.
Prej javësh e djathta dhe e djathta ekstreme në Gjermani ishin në rritje sipas sondazheve ndërkohë që manifestimet anti-islamike të Pegida-s shohin shtimin gjithmonë e më shumë të pjesëmarrësve prej dy vjetësh.
Ngritja e partive të djathta të ashpra dhe agresive kundër ekseseve të emigracionit të pakontrolluar, të përshkruajtura si populiste, është një fenomen që ka përfshirë tashmë gjithë Europën.
E para që dha këtë sinjal ishte Hungaria e kryeministrin Viktor Orban.
Promotor i një reforme të shtetit në sens kombëtar-konservator dhe ndërtues i të parit mur kundër emigrantëve në zemër të Kontinentit të Vjetër.
Më pas erdhi radha e përbërësve të tjerë të “grupti të Visegradit”, aleanca që bashkon magjarët dhe polakët, çekët dhe sllovakët.
Tre popuj të tjerë kanë zgjedhur qeveri krenarisht kritike kundrejt politikave migratore të Merkelit.
Por edhe qeveri të qendrës së majtë si Austria apo Sllovakia kanë adoptuar politika të qendrës së djathtë. Mbyllje kufijsh, kontrolle të ashpra dhe vëzhgim i rreptë. Kështu kanë bërë edhe qeveritë e moderuara të Kroacisë dhe Sllovenisë.
Por edhe vendet “tradicionalisht mikpritëse” si Danimarka, Suedia apo Finlanda. Nën presion, mes të tjerash,të grupeve nacionaliste në ngjitje të fortë, si “Finlandezët e Vërtetë” apo “Suedezët Demokratë”.
Për të mos folur më tej për nacionalistët holandezë dhe flamingët që rej kohësh denoncojnë rreziqet e migracionit të pakontrolluar.
Në Francë “Fronti Nacional” i Le Pen ia arriti të thyejë deri diku bipolarizmin mes socialistëve dhe republikanëve proeuropianë.
Në Itali “Liga e Veriut” arriti në më pak se dy vite të sfidojë qeverinë e Renzit.
I cili, ndryshe nga kolegët europianë vijon rrugën e tij, duke përsëritur: i mirëpresim refugjatët, pa asnjë lloj kushti./ La Stampa.

Related

Top Lajm 2699973441124081264

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item