Kreshnik Spahiu: Së shpejti do e demaskojmë Ramën, ka dy bunkerë plot me para (VIDEO)

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës zhvilluar me Turjan Hyskën, në emisionin e tij Oktapod tha se Edi Ramën ...


Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës zhvilluar me Turjan Hyskën, në emisionin e tij Oktapod tha se Edi Ramën dhe Erjon Veliajn po i ruajmë dhe në momentin e duhur do t’i sulmojmë dhe do t’i fusim fizikisht në kazanë plehrash dhe më pas do t’i nxjerrim nëpër Tiranë.
Edhe pse moderatori e konsideroi si një skenar disi fiktiv, Spahiu këmbënguli duke shpjeguar se ky është një aksion që Aleanca Kuq e Zi do ta ndërmarrë herët a vonë.
Sipas tij, në Shqipëri ka ardhur momenti i revolucionit, ndaj duhet vepruar sipas modelit ukrainas.
Kreu i AK i kërkoi opozitës, LSI-së, Ben Blushit dhe ndjekësve të tij, të grisin mandatet e deputetëve, e ta lënë Ramën me 32 deputetë.
Sipas tij, Rama kërkon t’i bëjë gropën Metës me duart e të tjerëve. Ndërsa, ka shkuar edhe më tej në këtë intervistë “të pazakontë”, duke thënë se në Surrel, Edi Rama ka tre bunkerë: njërin ku banon dhe dy të tjerë të mbushur me paratë e fituara.
Kreshnik Spahiu u shpreh se së shpejti do të publikohet intervista e një gruaje, e cila ka kërkuar azil në Gjermani, pasi kërcënohet me jetë. Shkak për këto kërcënime, sipas gruas, është fakti se ajo ka punuar si numëruese parash, pikërisht në njërin nga bunkerët e Ramës.
Lidhur me marrëdhënien Rama-Kokëdhima, kryetari i AKZ tha se Kokëdhima është ndërmjetësi i Ramës me ish-KGB-në dhe bizneset ruse në Shqipëri.
Ai njoftoi se do të ketë një tjetër aksion nga Aleanca Kuq e Zi, i cili do të mbahet ende sekret, por që do të jetë krejt i ndryshëm nga ata që janë parë deri më sot

Related

Video 3818586559048316656

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item