Kongresi vendos për referendum më 9 Prill, Blushi: Rast unik në botë, është nul në parim

Delegatët në sallë kanë votuar sot për datën e referendumit dhe nëse duhet të ketë një të tillë apo jo. Krahas mbështetësve të deputet...


Delegatët në sallë kanë votuar sot për datën e referendumit dhe nëse duhet të ketë një të tillë apo jo. Krahas mbështetësve të deputetit Blushi, kundër referendumit ka dalë edhe Fatmir Xhafaj. Ky i fundit pretendoi se nuk është statutore mbajtja e një referendumi.
Por kreu i Asamblesë, Gramoz Ruçi ka hedhur në votë pyetjen nëse duhet një referendum dhe kur. Ai lajmëroi se data më e afërt për ta mbajtur atë është 9 prilli. Pas caktimit të datës, delegatët vendosën me vëtm 6 vota kundër.
Pas marrjes së vendimit, deputeti Ben Blushi ka folur për kamerat në hollin e Pallatit të Kongreseve. Ai tha se Rama përveçse vendosi të garojë me veten e tij, është i pari njeri në botë që bën referendum pa një pyetje.
“Ky është sanksionim i një praktike tre vjeçare të privatizimit të partisë. Është mënyrë amatore, por e qëllimtë, për ta kthyer partinë në një trup amorf që nuk ka asnjë të drejtë. Nëse referendumet do të zëvendësonin zgjedhjet, atëherë e gjithë bota do bënte vetëm referendume” – tha Blushi.
Ai tha se nuk ka një përgjigje nëse do të marrë pjesë në referendum, pasi ende nuk di pyetjen.

Related

Shqipëria 2778352914484940608

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item