Kombetarja shqiptare e shpresave mund Hungarine 2 me 1

Kombëtarja Shpresa ka mposhtur sot 2-1 homologët e Hungarisë në “Elbasan Arena”. Ndeshja e vlefshme për eleminatoret e Europianit në g...


Kombëtarja Shpresa ka mposhtur sot 2-1 homologët e Hungarisë në “Elbasan Arena”. Ndeshja e vlefshme për eleminatoret e Europianit në grupin e katërt ka folur për djemtë e drejtuar nga Redi Jupi.Një pjesë e parë jo fort e mirë pasi futbollistët kanë pasur vështirësi në ndërtimin e aksioneve, ndërkohë që edhe fillimi i 45′ të dyta ishte po i tillë, pasi Gera kaloi në avantazh miqtë.
Pas golit të pësuar, kuqezinjtë mblodhën forcat dhe arrinë të përmbysin gjithçka me Manajn dhe Herdi Prengën, të cilët i dhanë triumfit ekipit kuqezi.
Një ndeshje e cila tregoi edhe karakter dhe forcë për kuqezinjtë e vegjël, të mbushur plot me kualitete. Tashmë ekipi ngjitet shqiptar përkohësisht në vendin e dytë në rënditjen e grupit të katërt, me 12 pikë.  Dy përballjet e fundit për ekipin e Jupit janë ndaj Greqisë dhe Izraelit në transfertë.
MINUTAT:
85′
 Goli i dytë ka sjellë qetësi te lojtarët e Jupit që tashmë administrojnë rezultatin. 
79′ GOOOL PRENGA. 
Përmbyset rezultati. Latifi kroson bukur nga e majta dhe dhe Prenga i vetëm përballë portierit e shtyn topin në rrjetë. 2-1 dhe kuqezinjtë në avantazh. 
75′ 
Shqipëria merr zemër pas golit të Manajt dhe vijon me sulmet e njëpasnjëshme.
70′ 
Sërish pranë golit Shqipëria, por pret në momentin e fundit portieri hungarez.
68′ GOOOOOL MANAJ.
 Rrëmujë në zonën hungareze. Latifi godet, por bllokohet topi nga një mbrojtës në vijën fatale dhe kthehet sërish te ai, kësaj here mesfushori shërben për Manaj i cili godet dhe shënon. 1-1
59′ 
Sërish Hungaria në sulm, kuqezinjtë janë shokuar nga goli i pësuar dhe nuk po organizohen dot.
55′ GOL Hungaria. 
Një kasion nga krahu i majtë i sulmit, Hoxhallari nuk e largon dot topin si duhet dhe shënojnë hungarezët me anë të Gerës. 
49′ L
atifi kroson drejt zonës, futbollistët tanë përpiqen me kokë, por asnjë rrezik.
48′ 
Rei Manaj merr një pasim dhe avancon drejt portës i vetëm, pengohet dhe ka faull në dëm të tij. 
Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Hungari 0-0
43′ 
Bare kroson për Manajn nga krahu i djathtë, sulmuesi përpiqet me kokë, por nuk arrin.
40′ 
Tjetër goditje e hungarezëve, por mbi traun e portës.
37′ 
Goditje dënimi për Shqipërinë nga një distancë e largët, Cekici provon goditjen, por topi përplaset në mur dhe nuk sjell asgjë. 
32′ 
Shqipëria e paqartë në lojën e saj, ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve.
27′ 
Tjetër goditje nga larg e hungarezëve, sërish përfundon mbi traun e portës
24′ 
Kuqezinjtë kanë humbur terren, Hungaria duket më e rrezikshme në këto minuta.
20′ 
Manaj përfiton nga një gabim, por shpërdoron pasi godet keq dhe lehtë.
18′
 Loja është balancuar sërish, edhe hungarezët kanë filluar të dalin përpara duke sulmuar. 
16′ 
Kundërpërgjigjen hungarezët, vjen një goditje nga brenda zone, topi kalon pak fare mbi traun e portës së mbrojtur nga Strakosha.
14′ 
Rast i mirë për Shqipërinë, Manaj kombinon bukur me Latifin, por ky i fundit nuk e pason sërish te sulmuesi dhe e kthen mbrapa te Cekici i cili gjuan keq dhe shpërdoron. 
11′ 
Kombëtarja shqiptare, po luan mirë, qarkullon topin, ushtron trysni, dhe sulmon vazhdimisht.
08′
 Pranë golit Shqipëria, Latifi merr një pasim në krahun e djathtë, i afrohet zonës dhye gjuan bukur, por topi kalon pak fare mbi traun e portës. 
06′ 
Kuqezinjtë duken më kërkues, Bare provon nga distanca, por shumë metra larg portës së Nagy.
04′ 
Takimi ka nisur i qetë, të dyja skuadrat përpiqen të kontrollojnë sa më shumë topin.
01′
 Ka nisur sfida, topin e parë e luajnë shqiptarët.
LIVE’ Shqipëri-Hungari 2-1Golat: Manaj 68′ Prenga 79’/ Gera 55′
Formacionet 
Shqipëria: Strakosha, Hoxhallari, Lulaj, Rrahmani Prenga, Bare, Cekici, Laci, Durmishi, Latifi, Manaj
Hungaria: Nagy, Hangya, Boba, Vida, Gera, Kalmar, Keckes, Zsoter, Balogh, Bese
Gjyqtar: Iouri Baskakov (Rusi)

Related

Sport 6701028190609567797

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item