KIM MEHMETI, REAGON NDAJ SKANDALIT TË PËRGJIMEVE

Ne lidhje me skandalin e pergjimit Mehmeti-Xhaferi, te cilin Ermira Mehmeti e denoncoi per dritare.net, duke e quajtur montazh dhe sha...


Ne lidhje me skandalin e pergjimit Mehmeti-Xhaferi, te cilin Ermira Mehmeti e denoncoi per dritare.net, duke e quajtur montazh dhe shantazh, ka reaguar edhe publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, i cili me nje gjuhe te forte eshte shprehur per dritare.net se “sulmuesit dhe mbrojtesit ne kete superdebat qe ka mberthyer opinionin mbareshqiptar, me shume se e sqarojne, i prishin pune çeshtjes shqiptare.
Ja çfare thote ai per dritare.net:
“Të gjithë mendjehapurve dhe mendjendriturave të civilizuara, që mbrojnë të drejtat e femrave shqiptare duhet thënë: zonja dhe zotërinj, ne nuk merremi me të drejtën e çdo burri dhe gruaje, që të shkojë në krevatin që e pëlqen dhe e as me mënyrën si i manifestojnë kënaqësitë që ndjejnë; madje mund të jetë se ne s’jemi me asgjë më të mirë se ata që i kritikojmë, por ne nuk e kemi në duar fatin e popullit dhe andaj kemi të drejtë të shpalosim fytyrën e vërtet të atyre që vendosin për të ardhmen e fëmijëve tanë, fytyrën e atyre që janë lehtë të shantazhueshëm dhe të pafytyrë, të atyre që gjithë neve na çuan në shtretërit e policisë maqedonase dhe të VMRO-DPMNE-së! Andaj mos u ngutni në përcaktimin e modelit të femrës shqiptare në Maqedoni dhe na lejoni që edhe ne të prapambeturit dhe ‘islamistët’, ta shfrytëzojmë të drejtën tonë dhe t’u themi bijave tona se nuk është vlerë civilizuese të ndërtosh karrierë nëpërmjet krevatit si dhe, të jenë të kujdesshme kur anëtarësohen në ‘maço’ partitë tona, ngaqë shpeshherë, drejtuesit e tyre nuk të përkrahin pse je e mençur apo e aftë, por pse duan t’ua zbukurosh ditën dhe natën!” /dritare.net

Related

Top Lajm 6029965121697980667

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item