Këto janë profesionet që i bëjnë keq zemrës

Siaps një studimi i shkencëtarëve të American Heart Association thotë se disa profesione, sjellin rrezikshmëri për mirqënien e zemrës ...


Siaps një studimi i shkencëtarëve të American Heart Association thotë se disa profesione, sjellin rrezikshmëri për mirqënien e zemrës dhe vetë peshës së trupit.
Për të arritur në këtë përfundim studiuesit kanë ekzaminuar 5566 persona mbi 45 vjeç, që nuk kishin precedent të sëmundjeve kardiake dhe iktus. “Kur njerëzit nuk janë të pavarur dhe e gjithë dita e tyre vërtitet rreth punës mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre”, thotë për CNN Leslie McDonald, bashkëautore e studimit.
Punët që shkaktojnë mungesë të gjumit dhe stres mund të çoj në kequshqyerje, pije dhe duhan më shumë. Në këtë rast është mirë të ndihmoni veten me gjeste të vogla, si për shembull, të gatuani drekën që në darkë,në vend të që të ndaleni në ndonjë fast food.
Profesionet janë të renditura më poshtë:
Shoferët e kamionëve
Personat e angazhuar në transportin e materialeve pijnë duhan më shuëm se çdo person që ushtron një tjetër profesion. Gati një e katërta e tyre konsumojnë cigare rregullisht dhe kjo sjell probleme të zemrës dhe mushkrive.
Industria e shërbimit
Njerëzit që punojnë në restorante, që nga kuzhinierët, kamarierët, luftojnë përditë me ushqimin. Pjatat që gatuajnë apo servirin janë një tentativë e vazhdueshme dhe shpesh kanë tendencën të kenë ushqim jo të rregullt.
Policët dhe zjarrfikësit
Personat që merren me sigurinë e të tjerëve, që nga zjarrfikësit e policët, duhet të mendojnë për zemrën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë në formë, dhe vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë.
Menaxher financash
Avokatët dhe mjekët duket se kanë zakonet më të mira të ushqimit. Ndryshe nga një menaxher financash, që ndjekin jnë dietë të keqe dhe herë pas here të frekuentojnë palestrën.
Agjent shitës
Më shumë se gjysma e agjentëve të shitjeve kanë zakone të këqija ushqimi, dhe në studim 69% e tyre rezultonte me kolesterol të lartë.
Administrator
Pjesa më e madhe e administratorëve nuk i dedikohet aktivitetit fizik. Studimi thotë se të ngresh këmbët mbi tavolinë për vetëm 5 minuta çdo orë, mund tju ndihmojë me qarkullimin e gjakut.


Related

Shëndet & estetikë 5030479048745600765

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item