Kërcënon me jetë pas 7 vitesh burg, riburgoset 72-vjeçari

Policia e Sarandës ka arrestuar 72-vjeçarin Enver Myrto, pasi rreth orës 22.00 të së premtes, ka kanosur seriozisht për vrasje 66-vjeçar...


Policia e Sarandës ka arrestuar 72-vjeçarin Enver Myrto, pasi rreth orës 22.00 të së premtes, ka kanosur seriozisht për vrasje 66-vjeçaren Xhevahire Bajrami. Myrto i ka dalë para në rrugë të moshuarës duke e kanosur me fjalët: Edhe në varr, unë ty do të të vras”.

Enver Myrto në 2 tetor të vitit 2009 ka hedhur dy granata në afërsi të hotel “Ardiani” në Ksamil, njëra prej të cilave shpërtheu duke plagosur rëndë  Xhevahire Bajramin. Policia arrestoi në atë kohë Myrton, i cili u dënua me 8 vjet heqje lirie, dënim të cilin e përfundoi 5 muaj më parë.

Sot pas 7 vitesh , Xhevahire Bajrami bie sërish pre e kërcënimit nga i njëjti person.

Pasi ka njoftuar familjarët, 66-vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Sarandës. Efektivët kanë organizuar menjëherë një aksion dhe kanë vënë në pranga të dyshuarin Enver Myrto. Sipas policisë, konflikti mes tyre është i hershëm.

Related

Kronika 1020851340448815082

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item