Kasparov: Putini një diktator fashist

Politikani rus i opozitës, njëherësh ish-kampion botëror në shah, Gerri Kasparov, tha sot se Vladimir Putin ka për qëllim ta ndajë Eur...


Politikani rus i opozitës, njëherësh ish-kampion botëror në shah, Gerri Kasparov, tha sot se Vladimir Putin ka për qëllim ta ndajë Europën dhe nuk ka asnjë sekret në ambiciet e tij.
Duke folur në forumin e Lirë rus në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, Kasparov lëshoi kritika të ashpra ndaj politikave të presidentit rus.
Kasparov thekson se me sulmet ruse në Siri, Putin shkaktoi përkeqësimin e situatës në terren gjë që detyroi njerëzit të largohen në Europë. “Qëllimi kryesor i Putinit është që ta ndajë Evropën, dhe me këtë ai nuk fsheh ambiciet e tij”, tha mjeshtri i shahut.
Kasparov konsideron se Rusia qëllimisht dëshiron të përkeqësojë situatën në Siri dhe se ka për qëllim dobësimin e aleancës NATO. “Shanset janë shumë të vogla që Rusia të fillojë një luftë kundër NATO-s, pasi Moska e di se një përpjekje e tillë do të nxiste kundërpërgjigjen ushtarake të aleancës”, thotë Kasparov.
Ai e cilësoi udhëheqjen e presidentit rus “një diktaturë fashiste”, duke theksuar se është e pamundur që një rus të kritikojë Putinin, pasi askush nuk është i lirë.

Related

Botë 5311180769748340561

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item