Kasich fiton në Ohio premton të bëhet president pa e prishur gojën (VIDEO)

E kanë quajtur “i vetmi i rritur” mes “fëmijëve grindavecë” të garës presidenciale në Partinë Republikane, për shkak se ka refuzuar të...


E kanë quajtur “i vetmi i rritur” mes “fëmijëve grindavecë” të garës presidenciale në Partinë Republikane, për shkak se ka refuzuar të përfshihet në batutat vulgare që nuk kanë vend zakonisht në fushatat zgjedhore amerikane.
John Kasich është shpërblyer sonte në shtetin ku punon si guvernator, duke mundur Donald Trump dhe kandidatët e tjerë e duke marrë të 66 delegatët që Ohio dërgon në Konventën Kombëtare.
Me daljen nga gara të senatorit Marco Rubio, Kasich bëhet tani ndoshta më i preferuari i elitës republikane, e cila ngurron të mbështesë senatorin Ted Cruz si alternativën anti-Trump.
Në zgjedhjet e sotme, Trump fitoi në 3 shtete (mbase 4) duke theksuar mbizotërimin e tij në garën republikane. Ohio ishte e vetmja që devijoi. Kasich ka 43.7% të votës ndërsa Trump ka 37.0%.
Në fjalimin e tij të fitores, Kasich lavdëroi senatorin Rubio, i cili u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij në Ohio që të votonin për guvernatorin.
Duke nënvizuar mënyrën e tij serioze të debatimit dhe shmangies nga vulgariteti, Kasich tha: “Refuzoj të marrë rrugën e ulët për detyrën më të lartë të kombit”.
Kasich është i vetmi kandidat në garë, në të dy partitë që ka punuar si në qeveri ashtu edhe në Kongres, që ka punuar edhe me ushtrinë edhe me buxhetin dhe që aktualisht është guvernator i një shteti.
E megjithatë, shanset që ai të zgjidhet si kandidat i Partisë Republikane janë tejet të vogla. Mjafton të shikoni tabelën e delegatëve të mbledhur. Kasich është ende i katërti në garë, por ai sonte ishte optimist.
“Pas kësaj do të shkoj në Pennsylvania”, tha Kasich, “e që aty në të gjithë Amerikën”./Ruben Avxhiu






Related

Bota 2720826514639191718

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item