Japonia vret mbi 200 balena shtatëzënë

Japonia ka vrarë mbi 200 balena shtatëzënë, raporton “The Independent”. Sipas Institutit të vendit për Kërkimet ndaj Balenave, 333 b...


Japonia ka vrarë mbi 200 balena shtatëzënë, raporton “The Independent”. Sipas Institutit të vendit për Kërkimet ndaj Balenave, 333 balena të vogla janë vrarë duke përfshirë më shumë se 200 femra shtatëzëna, si pjesë e gjuetisë së balenave këtë vit në Antarktik.
Raportohet se katër anije u kthyen nga ekspedita 100 ditore këtë javë, si pjesë e një projekti i kryer me qëllim për të drejtuar aktivitetin “shkencor” të gjuetisë së balenave.
Legjitimiteti i programit të Japonisë është sfiduar më parë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2014. Aktivitetet e gjuetisë së balenave janë ndaluar nga Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë së Balenave që nga viti 1986, edhe pse përjashtimi mbetet për studime shkencore.
Pas vendimit të gjykatës, Japoni e ndaloi këtë aktivitet për një periudhë të shkurtër, por e nisi përsëri në vitin 2015.
Ajo ndryshoi programin e saj për ta bërë atë më shkencore dhe uli kuotën e saj të gjuetisë së balenave me dy të tretat, por Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë së Balenash nuk ka arritur në një konsensus. Shumica e femrave të vrara ishin femra, pasi dihet periudha e shumimit të tyre në detet jugore.

Related

Botë 4235898352688124313

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item