Ja çfarë i shkruante Fatos Klosit, nëna e Aldës, vrarë një muaj, pasi dërgoi thirrjen për ndihmë!

Zbulohet letra që prindërit e Aldës, vajzës së vrarë nga Marjan Rroku, i dërguan 1 muaj para vrasjes, Fatos Klosit, atë kohë kreu i SH...


Zbulohet letra që prindërit e Aldës, vajzës së vrarë nga Marjan Rroku, i dërguan 1 muaj para vrasjes, Fatos Klosit, atë kohë kreu i SHISH, institucioni ku ishte punësuar Rroku. Letra tregon ngjarjen sipas prindërve, kërkesën për ndihmë dhe firmoset nga të dy. Një muaj pas kësaj letre, më 29 mars 2001, Mbarime Canaj, gruaja që firmosi mbeti e vrarë, në përpjekje për të mbrojtur të bijën nga plumbat.
Ja çfarë i shkruante ajo, Klosit, më 11 shkurt, 2001, në letrën siguruar nga dritare.net
“Zoti Fatos!
Ne që po ju shkruajmë jemi dy prindër të tre vajzave nga Greshnica e Mallakastrës, të dy mësues. Unë Faslliu, drejtor shkolle, gruaja mësuese në Greshnicë. Vajzat i kemi të dyja në Tiranë, të madhen në Universitet viti i tretë gjermanisht, të mesmen viti i dytë italisht. Po ju shkruajmë juve, pasi një punonjës i juaji i SHISH-it, Marjan Rroku, vajzën e dytë, Alda Canaj, e ka rrahur, kërcënuar, i ka nxjerrë edhe pistoletën dhe i ka numëruar në sy plumbat, mbasi i ka thënë se do ta marrë në Itali.
Historia ka nisur në Maj 2000 kur ai i ka propozuar dhe vajza ishte 15 vjeçe. Vajza nuk ka pranuar. Në nëntor 2001 e ka kapur vajzën, e ka rrahur, kërcënuar dhe nëse ajo do të thoshte gjë në familje, apo motrës së madhe do të vriste motrën dhe shoqet e saj.
Vajzat kanë denoncuar në polici dhe polici Bim Hoxha (Ibrahim Hoxha), në fillim e ka marrë kërcënimin, pastaj ka mbajtur qëndrim zbutës. Vajzave u është bërë thirrje nga punonjësja juaj, Vera Halili, për të tërhequr denoncimin.”
Letra vazhdon me shpjegimin e situatës dhe thirrjen për ndihmë dhe mbyllet me fjalët:
“Besojmë se edhe si mallakastriot, diçka duhet të bëni për ne”.
Me respekt
Faslli e Mbarime Canaj/dritare.net/


Related

Top Lajm 5556753200954877046

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item