Ja arsyeja qesharake pse Edi dhe Linda Rama nuk mund të vizitojë Arabinë Saudite

Në rast se kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i duhet të vizitojë Arabinë Saudite për arsye pune, jo pak probleme mund t’i shfaqe...


Në rast se kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i duhet të vizitojë Arabinë Saudite për arsye pune, jo pak probleme mund t’i shfaqen nga mbretëria. Problemet mund të shtohet edhe më shumë nëse ai shoqërohet nga bashëshortja e tij, Linda Rama. Dhe shkak për këtë janë emrat dhe mbiemri i tyre.
Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka nxjerrë së fundmi një vendim me 50 emrat e ndaluar të përdoren në territorin e kësaj mbretërie. Sipas zyrtarëve arabë, vendimi është marrë për ato emra që janë në kundërshtim me traditën islame dhe të monarkisë.
Nëse sheh listën, të bien në sy disa emra universalë që përdoren edhe në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër i përkasin kryesisht kulturës arabe dhe nuk janë të përhapura në vendin tonë.
Nëse quhesh Linda, Rama, Sandy (Sendi), Maya (Maja), Amir, Lauren apo Alice (Alise, Alisa) më mirë anuloje udhëtimin e planifikuar për në Arabi, ose informohu për problemet që mund të lindin dhe si t’iu shmangesh kur të shkelësh tokën arabe.
Pra, nëse kryeministri Edi Rama kërkon të udhëtojë drejt Riadit nuk është çudi që autoritetet ta trajtojnë si rast të veçantë, sa i përket bashkëshortes së tij, Linda Ramës, atëherë çështja komplikohet edhe më shumë.
Lista e plotë e emrave të ndaluar:
Malaak (Engjëll)
Abdul Aati
Abdul Naser
Abdul Musleh
Binyamin (Benjamin)
Naris
Yara
Sitav
Loland
Tilaj
Barrah
Abdul Nabi
Abdul Rasool
Sumuë (Lartësi)
Al Mamlaka (Mbreti)
Malika (Mbretëresha)
Mamlaka (Mbretëri)
Tabarak (I bekuar)
Nardeen
Sandy
Rama (Zot hindu)
Maline
Elaine
Inar
Maliktina
Maya
Linda
Randa
Basmala
Jibreel (Engjëlli Gabriel)
Abdul Mu’een
Abrar
Iman
Bayan
Baseel
Wireelam
Nabi (Profet)
Nabiyya (Femër-profet)
Amir (Princ)
Taline
Aram
Nareej
Rital
Alice
Lareen
Kibrial
Lauren

Related

Kuriozitete 6340954736457381306

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item