Izet Haxhia: Berisha, plan për të rrëzuar avionin që udhëtonte Aleksandër Meksi në ’92-n!

Rrëfimet e ish-truprojës së Sali Berishës vijojnë të ngjallin mjaft interes për shkak fakteve tronditëse që ai sjellë. Në një shënim...


Rrëfimet e ish-truprojës së Sali Berishës vijojnë të ngjallin mjaft interes për shkak fakteve tronditëse që ai sjellë.
Në një shënim të gjatë në Facebook ditën e sotme Izet Haxhia thotë se ka pasur një plan për eliminim fizik të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi nga Sali Berisha dhe Bashkim Kopliku.
Pas nj vizite në Itali, aeroportit të Rinasit i heqin dritat për të bërë të pamundur uljen e avionit, dhe Haxhia thotë se ishte mjeshtëria e pilotit italian që i shpëtoi jetën ish-kryeministrit dhe delegacionit shqiptarë.
Më poshtë rrëfimi i plotë i Izet Haxhisë…
 Po i kthehem një ngjarje që ka mbetur e panjohur për publikun në atë kohe të fillimit të sundimit të ‘Marshallit’. Nuk është përmendur as nga ai që ishte planifikuar të ishte viktimë e saj as nga askush tjetër,duke e lënë në harrese dhe duke hedhur fajin mbi ‘fshataret’ e zonës ,taktike kjo e përdorur më vonë në vjedhjen e floririt në Kërrabë…Ka qene viti ‘92 muaj Maj apo Qershor, kryeministri i asaj kohe Meksi kishte shkuar në një vizite zyrtare në Itali me ftesë të Andreotit. Meksi një eksponent i lartë i PD në dukje aleat i Berishës dhe i zgjedhuri i tij për kryeministër, ishte në krye të grupit që ishte kundër Marshallit dhe që muaj më vonë u përjashtuan nga PD për shkak të daljes hapur kundër marshallit, disa për parime e shumica ngaqë nuk morën postet që lakmonin në qeverisjen e parë të PD…
Marshalli tentoi të prishte ‘skemën’ e rënë dakord në mbledhjen e Kryesisë së PD pas fitores së 22 marsit, për moszgjedhjen e Meksit si kandidat për kryeministër të ardhshëm, me anën e mikut të tij, apo më saktë të dhëndrit të mikut te tij, e kam fjalën për Bashkim Koplikun vjehrri i të cilit, një sigurims famkeq ishte mik i ngushtë i Marshallit, që bëri edhe futjen e dhëndrit të tij Kopliku në PD nëpërmjet Berishës në një kohë kur Kopliku nuk kishte asnjë kontribut në PD.
Tentativa për nxjerrjen e Meksit jashtë ‘skemës’ së paracaktuar për ndarjen e posteve u bë në mbledhjen e Këshillit kombëtar të PD në sallën e fakultetit të Ndertimit, ku Kopliku propozoi veten e tij për kandidat për kryeministër, kuptohet me porosi të Marshallit, i cili kur dëgjoi këtë vetëpropozim bëri sikur u ‘mërzit! edhe pse ishte vetë pas kësaj ,sepse po të donte mund ta ndalonte një votim të tillë. Por prishja e skemës nuk funksionoi për Meksin, që gëzonte një përkrahje dhe respekt në radhët e PD gjë që trembte Marshallin…Ajo funksionoi vetëm për ‘gjeneralin ‘e mëvonshëm Imamin që ngeli pa postin e premtuar të kryetarit të parlamentit duke humbur në votimin ndaj Arbnorit… Meksi kishte fituar bindshëm ndaj Koplikut të cilit ju dha nga Marshalli posti i Ministrit të Brendshëm, duke lënë jashtë skemës së qeverisjes Hajdarin që ëndrronte dhe kishte filluar biles të ndante postet e drejtorëve në këtë ministri…Por Kopliku nuk ishte i kënaqur me këtë post, donte atë të kryeministrit dhe ranë dakord me Marshallin që ai të mbante këtë post të ministrit të Brendshëm vetëm për gjashtë muaj,dhe pastaj Kopliku do bëhej kryeministër.
Por, për t’u bërë kryeministër kishte një pengesë të madhe që ishte Meksi, me votim apo ndonjë komplot tjetër nuk mund ta hiqnin, duhej eleminimi i tij me ‘aksident’ dhe momenti i përshtashëm kishte ardhur. Në atë natë që Meksi po kthehej nga vizita në Itali me avionin qeveritar të Andreotit, kur ai ndodhej në fluturim, disa duar të padukshme prenë kabllon e energjisë elektrike që ndriçonte pistën e vetme të aeroportit të Rinasit. Është prerë kjo kabllo pikërisht në momentin kur avioni që transportonte Meksin as nuk mund të kthehej për Itali sepse nuk i mjaftonte karburanti, dhe as mund të ulej në një pistë pa ndriçim…
Gjatë këtyre minutave vjen në presidencë Kopliku, takohet me Marshallin dhe pastaj ‘çuditërisht’ Marshalli largohet më herët se çdo natë tjetër nga presidenca, duke më thënë duke dalë që mos merr as makinat as shoqëruesit e tjerë sepse do shkojmë me këmbë tek shtëpia e Mehmet Elezit. Pasi kemi shkuar me këmbë tek shtëpia e Mehmetit rreth orës dhjetë të natës, kemi qëndruar aty për rreth një orë e gjysëm, Marshalli më tha të mbyllja edhe radion që mbaja me vete që të mos bëja zhurme me të. Marshalli rrinte si në ankth të pritjes së një lajmi të rëndësishëm. Ka komunikuar njëherë nga tel. i shtëpisë së Mehmetit dhe pas kësaj telefonate me Koplikun është ngritur i mërzitur për t’u larguar nga shtëpia e Mehmetit.
Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur, sepse falë pilotit italian me mjaft përvojë në fluturimet e tij në vendet afrikane si Somali, Libi, kishte bërë një ulje të pamundur në pistën e errët të Rinasit duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër dhe ato të Marshallit për të hequr qafe një kundërshtar potencial të tij Aleksandër Meksin…

Related

Opinione 661056073011209826

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item