ISIS kërcënon sërish: Brukseli na hapi oreksin

ISIS-i ka rikonfirmuar përgjegjësinë e sulmeve në Bruksel me anë të një tjetër videoje të shpërndërë së fundmi. Në pamje shfaqet Hicha...


ISIS-i ka rikonfirmuar përgjegjësinë e sulmeve në Bruksel me anë të një tjetër videoje të shpërndërë së fundmi. Në pamje shfaqet Hicham Chaib, bëjnë të ditur mediat belge, të cilat i referohen faqes “Site”, që monitoron aktivitetin e xhihadistëve përmes internetit.
Sipas “Site”, Chaib është pjesë e ISIS-it në provincën siriane të Raqqas.
Sipas “De Staandard”, videoja nis me kërcënime në frëngjisht sipas të cilave, atentatet e 22 marsit kanë qenë thjesht “për të hapur oreksin”.
Më pas, Chaib flet në gjuhën flamande, para se të ekzekutojë një të burgosur, të cilin e quan “spiun të kryqtarëve”.
Sipas medieve, Chaib është një ish-anëtar i organizatës terroriste belge të rekrutimit të xhihadistëve, ‘Sharia4Belgium’, dhe ish-truproja e themeluesit të këtij grupi, Fouad Belkacem, tashmë i burgosur.

Related

Botë 7671190109640621345

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item