IS-i vret 13 policë në Egjipt

Së paku 13 policë u vranë në një sulm në gadishullin egjiptian të Sinait, që u mor përsipër nga Shteti Islamik. Zyrtarët thanë se një mo...


Së paku 13 policë u vranë në një sulm në gadishullin egjiptian të Sinait, që u mor përsipër nga Shteti Islamik.

Zyrtarët thanë se një mortajë goditi një pikë kontrolli në qytetin e El-Arishit, në veri të gadishullit.

Por sipas militantëve të grupit ekstremist, një kamikaz shpërtheu një makinë me eksploziv në pikën e kontrollit.

Dëshmitarët thanë të kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

Sipas zyrtarëve, forcat e sigurisë më pas vranë pesë nga militantët që kryen sulmin.

Në një postim në “Twitter”, Shteti Islamik e cilësoi sulmin “pjesë të operacioneve si kundërpërgjigje ndaj poshtërimit dhe kontrollit të grave myslimane në pikat e kontrollit”.

Së fundmi grupi ka marrë përgjegjësi për disa sulme vdekjeprurëse në rajon, të cilat kanë pasur si objektiv kryesisht forcat e sigurisë.

Po ashtu IS-i ishte përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit rus me 224 udhëtarë në Sinai tetorin e shkuar.

Related

Botë 4916431547770812384

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item