Interes i madh për Austri-Shqipëri, deri tani janë shitur 20 mijë bileta

Jemi ende 20 ditë nga ndeshja e parë miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Austrisë, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Ha...


Jemi ende 20 ditë nga ndeshja e parë miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Austrisë, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel” dhe deri tani bëhet e ditur se janë shitur të paktën 20 mijë bileta.

Mediat austriake raportojnë se në ndeshjen e 26 marsit ka një interesim të madh duke e krahasuar me miqësoren tjetër që Austira do të luajë ndaj Turqisë vetëm tre ditë më pas.

Nëse për miqësoren me Shqipërinë janë shitur të paktën 20 mijë bileta, për ndeshjen me Turqinë janë shitur 5 mijë bileta më pak. Ky fakt tregon se numri i shqiptarëve në stadium do të jetë i madh dhe ata duket se i kanë siguruar biletat që tani.

Stadiumi “Ernst Happel”, i rikonstruktuar para Europianit që u mbajt në Zvicër dhe Austri, ka një kapacitet prej 51 mijë vendesh. Me interesimin e treguar deri tani më 26 mars, edhe pse një ndeshje miqësore, stadiumi më i madh në Austri mund të jetë plotë.

Kjo miqësore konsiderohet si një test shumë i mirë për Kombëtaren tonë, duke qenë se Austria është një prej skuadrave pjesëmarrëse të “Euro 2016”.

Ajo e 26 marsit do të jetë ndeshja e shtatë mes Shqipërisë dhe Austrisë. Në 6 ndeshjet e para, skuadra jonë përfaqësuese nuk ka mundur të fitojë asnjëherë, duke shënuar edhe një bilanc 1 gol i shënuar dhe 13 të pësuar dhe të gjitha ndeshjet me Austrinë janë luajtur në vitet ‘80.

Hera e fundit që është parë një përballje mes Shqipërisë dhe Austrisë ka qenë në vitin 1987, në eliminatoret e “Euro 1988”, me Shqipërinë që humbi 0-1 ndaj skuadrës austriake.

Related

Sport 8383717835513077013

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item