I përmbyset varka në lumin e Vjosës, mbytet 23-vjeçari

Një tjetër person është mbytur në grykëderdhjen e lumit Vjosë pak pas mesditës së të martës. Policia bën me dije se kanë qenë katër sh...


Një tjetër person është mbytur në grykëderdhjen e lumit Vjosë pak pas mesditës së të martës. Policia bën me dije se kanë qenë katër shtetas duke lundruar mbi një varkë me qëllim për të kaluar në anën tjetër të lumit, kur varka është përmbysur.
Tre prej këtyre shtetasve kanë mundur të dalin nga lumi duke notuar, ndërsa njëri prej tyre nuk ka mundur t’ia dalë dhe për pasojë dyshohet të jetë mbytur në ujë, pasi ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Personi që dyshohet të jetë mbytur është 23-vjeçari Vasil Kola, me banim në fshatin Poro të Vlorës.


Related

Kronika 2446716292749643163

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item