I digjet fabrika, biznesmeni shqiptar përfundon në spital

Një zjarr i rënë në ndërtesë i ka shkrumbuar biznesin një emigranti shqiptar në Itali. Siç raporton ANSA, flakët kanë përfshirë ndërtesë...


Një zjarr i rënë në ndërtesë i ka shkrumbuar biznesin një emigranti shqiptar në Itali. Siç raporton ANSA, flakët kanë përfshirë ndërtesën e një kompanie ushqimore në San Pietro, Casale, në Bolonja.

Ndërtesa e kompanisë së specializuar në përpunimin dhe paketimin e kërpudhave është shkrumbuar plotësisht, duke u bërë e papërdorshme.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë punonjësit e zjarrfikëseve dhe policia.

Njëri prej ortakëve të kësaj kompanie, një shqiptar 42 vjeç, është ndier keq në momentin kur ka mbërritur dhe ka parë çfarë kishte ndodhur.

Ai është dërguar me ambulancë në spitalin e Bentivoglios.

Related

Kronika 6619442944615472802

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item