Historia prekëse, pinguini noton 5 mijë milje për të takuar peshkatarin që i shpëtoi jetën (VIDEO)

Një histori prekëse që nuk e keni dëgjuar kurrë më parë, është ajo e Dindim, pinguinit të vogël i cili noton 5,000 milje çdo vit për t...


Një histori prekëse që nuk e keni dëgjuar kurrë më parë, është ajo e Dindim, pinguinit të vogël i cili noton 5,000 milje çdo vit për t’u ribashkuar me personin që i kishte shpëtuar jetën.
Joa Pereira de Souza, 71 vjeçar, që jeton në një ishull në dalje të Rio de Janeiro, e kishte gjetur pinguinin e vogël të mbuluar në naftë dhe afër vdekjes, i cili ishte i shtrirë në gurët e plazhit në vitin 2011.


Joao e kishte pastruar pinguinin nga nafta dhe e kishte ushqyer atë për të ia kthyer forcën. Ai e kishte emëruar pinguinin Dindim. Pas një jave, ai kishte tentuar ta lëshoj pinguinin që të kthehej në det, mirëpo pinguini nuk lëvizte. “Ai kishte qëndruar me mua për 11 muaj dhe pastaj kur i kishte ndryshuar puplat ishte zhdukur”, e rikujton atë kohë burri me emrin Joao Pereira.
Por, vetëm pak muaj më vonë Dindim ishte kthyer. Dindim e kishte parë peshkatarin në plazh dhe e kishte ndjekur atë deri në shtëpi. Pinguini tani 8 muajt e vitit i kalon me Joaon dhe besohet se pjesën tjetër e kalon në brigjet e Argjentinës dhe Kilit. Besohet se ai noton 5,000 milje çdo vit për tu bashkuar me njeriun që ia ka shpëtuar jetën.



Related

Video 7766173142208510681

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item