Historia e pabesueshme! Shteti europian që vuan nga mungesa e të burgosurve

Holanda po vuan nga një problem serioz, por tejet të pazakontë – nuk ka mjaftueshëm të burgosur për të mbushur burgjet e saj. Të dhë...


Holanda po vuan nga një problem serioz, por tejet të pazakontë – nuk ka mjaftueshëm të burgosur për të mbushur burgjet e saj.
Të dhënat nga Ministria holandeze e Drejtësisë kanë sugjeruar së fundmi se shkalla e përgjithshme e krimit do të bjerë për 0.9 për qind në vit brenda pesë vjetëve të ardhshme.
Duke qenë se një e treta e 13.500 qelive të saj të burgut nuk janë të mbushura, kjo do të thotë se pesë burgje do të përballen përfundimisht me mbyllje, ndërsa unioni i punëtorëve të burgut (FNV) ka frikë se mbi 1900 punonjës do të humbasin vendet e tyre të punës.
“Më shumë se një e treta e burgjeve nuk janë duke u përdorur dhe parashikimet flasin se gjërat vetëm sa do të bëhen edhe më keq”, ka thënë Jaap Oosterveer, një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë.
“Pa dyshim, nga perspektiva sociale, kjo gjë është e mirë për shkak se shkalla e krimit ka rënë, mirëpo nëse jeni një person që punon në burgje, atëherë ky nuk është aspak lajm i mirë”

Related

Botë 3741033454720927722

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item