Hillary Clinton 3 – Bernie Sanders 0

Zvogëlohen shanset që Demokratët të bëjnë ndonjë surprizë në Konventën Kombëtare Hillary Clinton ka fituar në tre shtete, ku më ...

Zvogëlohen shanset që Demokratët të bëjnë ndonjë surprizë në Konventën Kombëtare



Hillary Clinton ka fituar në tre shtete, ku më interesante ishte beteja në Ohio. Dy të tjerat në qenë në Florida dhe North Carolina.
Diferenca në vota mes saj dhe senatorit Bernie Sanders gjithashtu dëshmoi se Hillary Clinton thjesht është tepër e fuqishme në këtë garë.
Në Florida, ajo po udhëheq me 65 % ndërsa Sanders ka 33%. Në North Carolina, Clinton ka 58% Sanders 38%. Në Ohio, Clinton 66% ndërsa Sanders 33%.
Këto përqindje mund të ndryshojnë disi pasi të jenë numëruar të gjitha qendrat e votimit. Mirëpo, prirja është e qartë. Ish-Sekretarja e Shtetit është afruar kaq shumë numrit të nevojshëm për të futur konventën në xhep, saqë është vështirë të imagjinohet ndonjë suprizë në Konventën Kombëtare.
Sanders nuk po arrin të gjejë fjalën me pakicat afrikano-amerikane dhe hispanike. Por fitorja në Ohio tregoi se Clinton mund të fitojë kudo në SHBA.
Ohio është një shtet i rëndësishëm në nëntor. Asnjë kandidat nuk është zgjedhur president dot pa fituar në Ohio. Kështu që ndonëse Sanders mund ta ketë më të lehtë në shtetet që vijojnë në ditët e ardhshme, Hillary Clinton, sot mund të flerë e qetë. Gara mbase është shumë më e lehtë se sa u duk pak kohë më parë. Sot, u fshi shija pozitive që la për kampin Sanders fitorja e bujshme në Michigan./Ruben Avxhiu


Related

Botë 65347274559292185

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item