Hezbollah: Zjarri i Lindjes së Mesme po djeg Europën

Sulmet terroriste që tronditën Brukselin në orët e paradites së të martës nuk janë marrë ende përsipër nga askush, por analistë të çësht...


Sulmet terroriste që tronditën Brukselin në orët e paradites së të martës nuk janë marrë ende përsipër nga askush, por analistë të çështjeve ndërkombëtare dhe të sigurisë hamendësojnë për një hakmarrje të mundshme të ISIS-it, si përgjigjie për arrestimet e fundit nga autoritetet belge.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS thotë se përmes rrjetit informativ egjiptian Amaq, i njohur për afërsinë me Kalifatin, militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve. Megjithatë, as ISIS dhe as profilet e lidhura ngushtë me të në rrjetet sociale nuk e kanë konfirmuar këtë lajm.

E vetmja organizatë terroriste që ka reaguar në lidhje me këtë, por pa pohuar apo mohuar autorësinë është grupi libanez “Hezbollah”, që thotë se Europa po digjet nga flakët e Lindjes së Mesme.

“Flakët që po djegin Europën në veçanti dhe botën në përgjithësi janë të njëjtat me ato që disa regjime ndezën në Siri dhe në vende të tjera të rajonit”, thuhet në deklaratën e Hezbollah.

Ndërkohë, bastisje të ndryshme janë bërë nga policia belge në kryeqytet. Sipas mediave lokale, në stacionin e metrosë në Maelbeek janë arrestuar dy të dyshuar, teksa qindra trupa e policë e ushtarë kanë mbushur rrugët e Brukselit në kërkim të anëtarëve të celulës terroriste.




1 Like194 views



Bruksel, 22.03.2016, 09:06
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


"Ju nuk do ta keni urrejtjen tonë" - njerëzit reagojnë në rrugët e Brukselit
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Ushtria dhe policia në çdo rrugicë të Brukselit
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Disa sekonda pas shpërthimit në Bruksel
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 20 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për rreth 130 të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris. Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Sulmet në Bruksel, NYPD dhe FBI ndjekin nga afër ngjarjetNgjarjet e Brukselit i kanë kaluar kufijtë e Europës. Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po monitoron me vëmendje situatën në Belgjikë dhe është në kontakt me homologët e saj europianë dhe FBI-në.Sipas gazetës së NYPD, departamenti ka vënë në punë njësi operative shtesë përgjatë gjithë qytetit, përfshirë këtu Komandën e Reagimit Kundër Terrorizmit, Grupin e Reagimeve Strategjike dhe Grupet Hercules. Skuadrat në fjalë janë vendosur në zonat e populluara të Nju Jorkut dhe në lokalitetet tranzitore përreth qytetit, për të garantuar sigurinë. “Për momentin nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se sulmet në Bruksel kanë ndonjë lidhje me Nju Jorkun, por ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën në Belgjikë, bashkë me Task Forcën kundër Terrorizmit dhe FBI-në, duke koordinuar forcat”, njofton NYPDNews. Në edicionin e saj online, gazeta vë në dukje se, sulmet në Bruksel vijnë në një kohë kur qeveria federale ka vendosur të shkurtojë me 90 milionë dollarë fondet kundër terrorizmit për Departamentin. “Çdo shkurtim fondesh për Nju Jorkun, që njihet botërisht si shënjestra kryesore e terroristëve në Shtetet e Bashkuara, do të ishte një veprim i papërgjegjshëm”, vlerëson gazeta.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Bruksel sot
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Pamje të tjera shumë DRAMATIKE nga sulmet terroriste në Bruksel
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016

Related

Top Lajm 7980039341084174756

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item