Gjykata konfiskon pasurinë e Kastriot Ismailajt

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e pasurisë së biznesmenit të DIA, Kastriot Ismailaj. Ve...


Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e pasurisë së biznesmenit të DIA, Kastriot Ismailaj.
Vendimi për konfiskimin e pasurisë është marrë një ditë më parë, ku janë renditur shuma prej 5.5 mln lekëve që ndodhej në llogarin e nënës së Kastriot Ismailajt.
Dy llogaritë bankare në emër të këtij të Ismailajt me vlerë 12 mln lekë të reja si dhe një shumë prej rreth 980 mijë dollarëve amerikan që ndodheshin në llogarinë bankare të kompanisë “Adriatik Development Corporation”, administrator dhe pronar i së cilës është i pandehuri Ismailaj. Përveç shumës së parave tashmë të konfiskuara, gjykata ka vendosur që edhe makina e llojit “Passat” e bashkëpshortes së Ismailajt të kaloi në favor të shtetit shqiptarë.
Pritet që shumë shpejt ky vendim të kundërshtohet në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ku avokatët mbrojtës do kërkojnë lirimin e plotë të kësaj shume. Vecc këtij procesi gjyqësor, mësohet se pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda vazhdon një proces tjetër gjyqësor ndaj Ismailaj për konfiskimin e disa llogarive të tjera bankare, që kapin vlerën e rreth 3.5 mln eurove.

Related

Shqipëria 1423679724461084769

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item