Gjermania e shqetësuar për Trumpin: Kërcënim për paqen dhe prosperitetin

Për Donald Trumpin nuk janë të shqetësuar vetëm republikanët, apo amerikanët. Të frikësuar për të janë edhe gjermanët, e ndoshta edhe ...


Për Donald Trumpin nuk janë të shqetësuar vetëm republikanët, apo amerikanët. Të frikësuar për të janë edhe gjermanët, e ndoshta edhe më larg sesa kaq.
Të paktën kështu lë të kuptohet zv.kancelari gjerman, Sigmar Gabriel, i cili e ka kritikuar kandidatin udhëheqës për nominimin presidencial në kampin republikan, duke e quajtur atë një populist të së djathtës, pikëpamjet politike të të cilit përbëjnë kërcënim për paqen dhe prosperitetin.
Komentet e Gabriel, ministër Ekonomie dhe udhëheqës i socialdemokratëve gjermanë, janë shenja më e qartë se politikanët qeverisës në Europë po shqetësohen gjithnjë e më shumë nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të paktën deri më tani.
“Kushdo prej këtyre, Donald Trump, Marine le Pen apo Geert Wilders, si populistë të së djathtës nuk përbëjnë vetëm kërcënim ndaj paqes dhe kohezionit social, por edhe ndaj zhvillimit ekonomik”, tha Gabriel për gazetën “Welt am Sonntag”, në intervistën e publikuar këtë të dielë.
Gabriel shton se Trump dhe francezja Le Pen po u premtojnë votuesve “një kthim mbrapsht në një botë përrallore”, në të cilën aktiviteti ekonomik kryhej vetëm brenda kufijve kombëtarë, gjë që në fakt, historia ka treguar se ekonomitë e izoluara nuk kanë mundësi për t’u zhvilluar.
“Ne duhet të përpiqemi t’u shpjegojmë, sesi ne dëshirojmë t’i japim formë globalizimit në një mënyrë sa më të drejtë”, deklaron Gabriel.
Politikanët në Gjermani dhe kudo tjetër në Europë e konsiderojmë manjatin e pasurive të patundshme tashmë si një pretendent për nominimin e republikanëve përpara zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit, nga një goditje që shumëkush mund ta kishte konsideruar si qesharake në fillim kur shpalli kandidaturën, raporton Top Channel.
Trump, nga ana e tij, e ka përshkruar politikën e “dyerve të hapura” ndaj refugjatëve të Kancelares gjermane, Angela Merkel, si “të papërgjegjshme” dhe parashikon që nga një vendim i tillë do të shkaktohen trazira në Gjermani. Ai ka lavdëruar gjithashtu Presidentin rus, Vladimir Putin, i cili është në kontradikta të hapura me Europën, që pas aneksimit prej Moskës të gadishullit të Krimesë nga Ukraina, dy vite më parë.

Related

Top Lajm 637909974633339089

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item