Gjermani, ekstremi i djathtë kritikon Merkel për vëllain e Mustafës

Pak ditë pas fitoreve të rëndësishme në garën me partinë e kancelares Merkel, partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa p...


Pak ditë pas fitoreve të rëndësishme në garën me partinë e kancelares Merkel, partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë, AFD, e ka sulmuar Merkelin me Kosovën.
Kjo parti ka bërë një poster të veçantë, për të treguar se vëllai i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar azil në Gjermani, në kohën që Merkel e priste në Berlin Isa Mustafën, raporton KTV.
“Nuk është shaka. Vëllai i kryeministrit të Kosovës ka kërkuar azil në Gjermani”, shkruan në poster.
Në një postim në Facebook, AFD-ja e shpjegon çka mendon për këtë.
“Në çmendurinë e imigrimit të muajve të fundit në Gjermani, asgjë nuk është e pamundur. Ka pasur një kërkesë për azil nga vëllai i kryeministrit të Kosovës –vetëm pak ditë para se kryeministrit të pritej në Berlin nga ana e kancelares Merkel. Arsyeja, e ka pranuar kryeministri, se i vëllai vuan nga një sëmundje që nuk shërohet në Kosovë? Azil për shërim sëmundjesh? Çmenduri e prodhuar në Gjermani. Koha për ndryshim. Koha për AFD-në”, ka shkruar kjo parti.
Partia që udhëhiqet nga Frauke Petry është fuqishëm kundër ardhjes së refugjatëve në Gjermani. Në zgjedhjet e fundit rajonale këtë muaj, AFD-ja e mundi në disa rajone CDU-në e Merkelit dhe tani përfaqësohet në 8 parlamente shtetërore në Gjermani.
Një numër mediash ndërkombëtare kanë raportuar për kërkesën e vëllait të kryeministrit për azil në Gjermani, duke thënë se kjo bëhet për shkak të kushteve të mjerueshme të shëndetësisë në Kosovë.

Related

Lajme 2149481729588870622

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item