Gjashtë këshilla se si t’i mbroni sytë tuaj

Gjithnjë e më shumë njerëz sot bëjnë një punë sedentare, pra qëndrojnë të ulur pas një tavoline. Kjo nënkupton tetë orë e shpesh edhe ...


Gjithnjë e më shumë njerëz sot bëjnë një punë sedentare, pra qëndrojnë të ulur pas një tavoline. Kjo nënkupton tetë orë e shpesh edhe më shumë qëndrim pa lëvizur para ekranit të kompjuterit. Aty sytë ndjekin imazhe të shpejta, uebsajte të reja hapen dhe mbyllen dhjetë herë në ditë dhe përqendrimi është i madh te fjalët dhe figurat e ndryshme. Shikimi nuk shkëputet asnjë çast. Në këtë mënyrë sytë lodhen dhe madje stresohen. Ndaj ju duhet të ndiqni disa këshilla për të mos i sforcuar edhe më shumë sytë tuaj, tashmë delikatë.
Praktikojini
Menjëherë sa t’ju krijohet mundësia, shikoni ngadalë përreth: lart, poshtë, ndiqni me shikim një koleg që kalon përballë jush, rrotulloni qepallat e syve në krahun orar dhe kundërorar. Bëjini këto ushtrime sa herë ta ndieni të nevojshme dhe mos e vrisni mendjen nëse dukeni qesharakë përpara kolegëve. Herët a vonë do ta kuptojnë nevojën e atyre shikimeve dhe do t’ju imitojnë.
Përqendrojini
Një truk tjetër për të mos i lodhur sytë është ai që t’i përqendroni tek objekte të ndryshme apo persona me distanca të ndryshme. Ndërkohë që shihni kolegun që kalon përballë tavolinës suaj, fiksoni edhe atë që është mbrapa tij.
Mbyllini
Duke qëndruar me sy mbyllur për pak sekonda do të qetësoheni; kjo gjë hidraton kornenë e syve dhe parandalon irritimin e tyre. Po kështu është e këshillueshme që t’i lëvizni shpesh qepallat nëse i ndieni të mpira. Gjithashtu mund t’i prekni sytë shumë butësisht, pasi t’i keni larë duart me sapun (është e këshillueshme të shmangni sapunët e lëngshëm).
Rregulloni ndriçimin e ekranit të kompjuterit
Ndriçimi i shumtë i kompjuterit mund të bezdisë sidomos ata që kanë sytë me ngjyrë dhe e kundërta, pak dritë mund t’i lodhë ata që kanë sytë e errët. Këta persona, duke u përpjekur për të shikuar më qartë, do t’i sforcojnë sytë akoma edhe më shumë.
Kërkoni ndihmë në ueb, informohuni nga aty
Ekzistojnë programe për kompjuter që rregullojnë alternimin e shikimit mbi ekran dhe të pushimit të syve në tavolinë. Por si? Cilët janë? Softuerët si Easy Relax ose Eye Defender vënë në gatishmëri kompjuterin çdo herë që është e nevojshme: në dritaren e funksionalitetit zgjidhen minutat e punës dhe ato të pushimit të preferuara, kompjuteri do të bëjë gjithçka vetë.
Mbrojini vazhdimisht sytë
Nëse shefi ju ulëret për shkak të shumë pushimeve që bëni për të ruajtur shëndetin e syve tuaj, kujtoji se kjo gjë është shumë e rëndësishme për ju.
Shëndeti i syve: ushqyerja korrekte
Edhe ushqyerja vjen në ndihmë për ata që kalojnë shumë kohë përpara kompjuterit: vitaminat, mineralet dhe jeta e shëndetshme në natyrë luftojnë rreziqet që mund të përballin sytë. Por kujdes gjatë sezonit të verës. Nuk duhet të nënvlerësoni rëndësinë e syzeve të diellit me lente mbrojtëse. Rrezet UV kontribuojnë për të përkeqësuar shëndetin e syve.

Related

Shëndet & estetikë 8677470082992940693

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item