Futbollisti nga Premierliga: Gruaja më shpëtoi jetën nga sulmet terroriste në Bruksel

Dieumerci Mbokani ka thënë se bashkëshortja ia ka shpëtuar jetën në sulmet terroriste në Bruksel. Sulmuesi i Norwich City, Dieumerci...


Dieumerci Mbokani ka thënë se bashkëshortja ia ka shpëtuar jetën në sulmet terroriste në Bruksel.
Sulmuesi i Norwich City, Dieumerci Mbokani, kishte terminin e fluturimit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Belgjikës në drejtim të Kongos, ku do të duhej të grumbullohej me kombëtaren.
Siç raporton BBC, mrekullia ka ndodhur kur bashkëshortja e tij i ishte lutur që të mos futej brenda në aeroport, por që të qëndronin jashtë që të prisnin të dashurën e kushëririt të tyre, e cila po ashtu do të fluturonte në të njëjtën kohë.
“Ata na lajmëruan se për një minutë ose dy, do të ishin aty, kështu që ne vendosëm që t’i prisnin jashtë”.
“Në ato moment ndodhi shpërthimi brenda. Unë vrapova pas gruas sime dhe po drejtoheshim drejt një parkingu, kurse të gjitha valixhet i lashë aty. Në atë çast, nuk mendova absolutisht për asgjë tjetër”, ka deklaruar Mbokani.

Related

Kronika 1158318020188508784

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item