Frimasonët, shumë fakte (ndoshta) të paditur

Frimasoneria ekziston në forma të ndryshme në të gjithë botën, me një anëtarësi që vlerësohet rreth 5 milionë (duke përfshirë afro 480 m...

Frimasoneria ekziston në forma të ndryshme në të gjithë botën, me një anëtarësi që vlerësohet rreth 5 milionë (duke përfshirë afro 480 mijë në Britaninë e Madhe dhe më shumë se 2 milinë në SHBA).
Përkundër asaj që besohet gjerësisht, Frimasonët nuk janë shoqëri e fshehtë. Një mason mund t’ua thotë lirisht njerëzve që është i tillë. Ai nuk mundet t’u thotë të fshehtat e Urdhërit.
Mendohet se Frimasonët janë krijuar në vitin 1717, kur Lozha e Madhe e Londrës u shfaq në 24 qershor. Shfaqja e kësaj Lozhe të Madhe shënoi fillimin e Lozhave të Mëdha që kontrollonin lozhat e tjera.
Frimasonët përdorin mjetet dhe instrumentat e masonerisë së gurit për të mësuar një sistem moraliteti, miqësie, dhe dashurie vëllazërore, prandaj dhe emblema standarte e Frimasonëve është rrethi dhe kompasi.
thuhet se simbolet masonikë ekzistojnë për shkak të fshehtësisë së vëllazërisë. Megjithatë, në realitet, frimasonët filluan të ilustrohen me simbole për shkak se në fillim, shumë frimasonë nuk mund të lexonin, kështu që simbolet shërbenin për t’u kujtuar mësimet e vëllazërisë.
Simboli më i vjetër masonik është rrethi dhe kompasët. Eshtë gjithashtu edhe simboli më i njohur universalisht i Frimasonëve, ndonëse domethënia e tij ekzakte ndryshon nga njëri vend në tjetrin.
Lozha Masonike është tërësia e njerëzve që mblidhen aty, nuk është thjeshtë emri i një ndërtese. Cdo lozhë merr një Akt Themelues nga një Lozhë e Madhe por ata praktikisht vetëqeverisen. Ritualet e mbledhjeve ndryshojnë mes grupeve.
Eshtë e pamundur të bëhesh frimason, nëse je ateist. Kërkesa e parë është që anëtarët potencialë të besojnë në një fuqi më të lartë.
Ka dy degë të njohura të masonerisë. E rregullta, që udhëhiqet nga Lozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë, dhe Liberalja, që përfaqësohet nga Orienti i Madh i Francës.
Masonët tradicionalisht e kanë njohur njëri-tjetrin përmes shenjave të ndryshme “të fshehta”, duke përfshirë mbajtjen e një unaze me emblemë masonike, dhe ndonjëherë duarshtrëngimi i famshëm mason, ndonëse e fundit është e kufizuar për masonët e San Franciscos dhe Uashingtonit.
Anders Breivik, ekzekutori i masakrës së 2011 në Norvegji ishtë një mason praktikues.
Frimasonët janë të urdhëruar të mos dëshmojnë me betim kur në gjyq është një tjetër mason. Ata e pranojnë se mund të jetë shkelje ligji, por për ta është mëkat shmë më i madh të mos mbrojnë një prej njerëzve të tyre.
Ka një lidhje të drejtpërdrejtë masonike me Statujën e Lirisë. Frederic Bartholdi, personi që e projektoi statujën e famshme, ishte mason.
Disa prej masonëve më të famshëm përfshijnë Darvinin, Tueinin, Churchillin, Huverin, Frenklinin dhe presidentin e parë të SHBA, Uashingtonin.
Teoritë konspirative i lidhin frimasonët me Iluminatin. Por kjo nuk ka gjasë, sepse Iluminati janë një shoqëri tejet e fshehtë, aq sa shumë njerëz nuk besojnë që ekziston sot, ndërkohë që masonët janë krejt të lirë ta thonë që i përkasin Lozhës masonike.
Hitleri besonte se masonët ishin një mjet i hebrenjve dhe besohet se nën regjimin nazist u vranë nga 80 mijë deri në 200 mijë masonë./www.bota.al



Related

Top Lajm 2491183420207859036

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item