FOLI APO NUK FOLI GJEBREA, PAS INTERVISTËS?

Moderatori i “E diela Shqiptare” Ardit Gjebrea, ka mohuar të ketë dhënë një pronocim për “Shqiptarja.com” në lidhje me intervistën që ...


Moderatori i “E diela Shqiptare” Ardit Gjebrea, ka mohuar të ketë dhënë një pronocim për “Shqiptarja.com” në lidhje me intervistën që bëri me Marjan Rrokun. Përmes një statusi të shkurtër në Facebook, Gjebrea shkruan se nuk ka dhënë asnjë mendim rreth intervistës.
“Kush nga gazetat ka marrë një prononcim timin që ende nuk e kam bere? Cili apo cila gazetare me ka marrë një mendim në lidhje me 24 ore me…?
Jam kureshtar të di një emër që të firmosë atë çka unë i paskam thënë!
Nejse, me jepni kohë që të mos shkruaj në këmbë, por të ulem e me qetesi të jap opinionin tim. Neser më keni ketu, puna vazhdon”, shkruan Gjebrea.
Pas shkrimit të tij në FB, ka reaguar edhe gazeta “Shqiptarja.com”, e cila sjell përgjigjen e gazetarit me Gjebrean.
Ja reagimi i gazetarit Elton Qyno:
“Sigurisht që z.Ardit Gjebrea, dje ka bashkëbiseduar me gazetarin e “Shqiptarja.com”. Siç edhe e kam shpjeguar në shkrim, ku kam pasqyruar dhe opinionin e Z.Gjebrea për intervistën e tij televizive me Marjan Rrokun, moderatori ka qenë në punë e sipër duke kryer xhirime për rubrikën “24 orë me…”, ku personazh ka lypësit në Tiranë. Të paktën, kështu siç më ka deklaruar. Sigurish që i jam prezantuar si gazetar dhe ai më ka mirëpritur. Kushtet ku është zhvilluar bashkëbisedimi (jo intervistë standarde pyetje-përgjigje), kanë qenë në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë bashkëbisedimit për çështjen e intervistës së tij me të dënuarin me burg përjetë Marjon Rroku, z.Gjebrea ka dhënë opinionin e tij mbi këtë çështje, (jo intervistë) dhe më pas jemi përshëndetur sërish duke u ndarë miqësisht. Para se t’i jepnim dorën njëri-tjetrit, me kërkesën time kemi bërë dhe fotografi”, shkruan gazetari.

Related

Top Lajm 4594579021816838313

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item