FOKUS – Çfarë dihet mbi atentatet në Bruksel

BRUKSEL – 24 mars /ATSH-AFP/ – Ndonëse ende ka zona të errëta pas atentateve në Bruksel, hetuesit kanë përcaktuar zyrtarisht se katër ...


BRUKSEL – 24 mars /ATSH-AFP/ – Ndonëse ende ka zona të errëta pas atentateve në Bruksel, hetuesit kanë përcaktuar zyrtarisht se katër persona ishin të implikuar drejtpërdrejtë, ku tre kanë vdekur dhe një është në arrati. Burimet policore pohuan sot se një i dyshuar i dytë është gjithashtu në ndjekje.
Si ndodhi sulmi në aeroport?
Në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit, Zaventem, ndodhi shpërthimi i parë, më saktësisht në orën 07:58, i ndjekur nga një shpërthim i dytë disa sekonda më vonë, në hollin e nisjeve.
Më vonë gjatë mëngjesit, një shpërthim tjetër ndodhi në aeroportin e evakuar, pa bërë të plagosur, ndërkohë që çminuesit kishin mbërritur. Është një çantë e braktisur nga një prej sulmuesve. Kjo çantë mbante ngarkesën më të madhe me eksploziv, sipas prokurorisë, duke lënë të mendohet se bilanci i këtij sulmi mund të kishte qenë shumë më i rëndë.
eeSi ndodhi sulmi në metro?
Sulmi në metro ndodhi rreth një orë pas atij në aeroport, pak pas orës 09:00. Një bombë e aktivizuar nga një kamikaz shpërthen në një tren që sapo largohej nga stacioni Maelbeek, në zemër të lagjes Evropiane në Bruksel.
Shpërthimi ndodhi kur një tren tjetër ishte në shinat përkrah, sipas kompnaisë së metrosë.
Sa është bilanci?
Bilanci i fundit zyrtar është 31 të vdekur dhe 300 të plagosur, pa saktësim për numrin e viktimave për secilën nga zonat.
Mes të vdekurve dhe të plagosurve ka më shumë se 40 kombësi të ndryshme, sipas qeverisë. Dëmtimi i rëndë i trupave e bënë të vështirë identifikimin e tyre dhe deri tani vetëm katër janë identifikuar.
eeKush janë dy vëllezërit?
Hetuesit publikuan që të martën disa foto, të nxjerra nga kamerat e sigurisë, të tre të dyshuarve që kanë kryer atentatet në aeroport. Dy prej atyre që shohim në foto janë hedhur në erë.
Falë analizave të shenjave të gishtave, hetuesit kanë mundur të identifikojnë identitetin e atij në mes. Bëhet fjalë për Ibrahim El Bakraoui, një belg 29 vjeç.
Vëllai i tij, Khalid, 27 vjeç, është identifikuar si kamikazi që ishte në metro.
Dy vëllezërit, të njohur për afera të ndryshme kriminale, dyshohet se kanë marrë me qera apartamente në Belgjikë për komandot që zhvilluan atentatet e 13 nëntorit në Paris. Emrat e tyre ishin shfaqur nëpër media gjatë ndjekjes së Salah Abdeslam, një i dyshuar kyç i atentateve në Paris, që u arrestua të premten e kaluar në zonën Molenbeek në Bruksel.
Sot, drejtësia belge njoftoi se ndaj Khalid, që prej 11 dhjetorit, kishte një mandat arresti sepse kishte marrë me qera nën emër flas një apartament në Charleroi të përdorur nga disa prej sulmuesve të 13 nëntorit.
Turqia deklaroi të mërkurën se kishte ndaluar në territorin e saj dhe më pas ekstraduar në korrik 2015 vëllain e tij Ibrahim, duke kritikuar se më pas ishte lënë i lirë në Belgjikë. Por ministri belg i Drejtësisë kishte garantuar se nuk kishte pasur ekstradim drejt Belgjikës dhe mohoi se njihej në Belgjikë për terrorizë. Duke pranuar gabimet, ai dhe homologu i tij i Brendshëm paraqitën sot dorëheqjen, që u refuzua nga kryeministri, sipas medias belge.
eeKush është Najim Laachraoui, i dyshuari i tretë?
Përveç vëllezërve El Bakraoui, një kamikaz i dytë është identifikuar në aeroportin e Brukselit. Bëhet fjalë për Najim Laachraoui, një brukselas 24 vjeç, me origjinë marokene, që ishte në kërkim për shkak të atentateve të Parisit.
ADN-ja e Laachraoui ishte gjetur në shumë vende të përdorura nga komandot e 13 nëntorit në Paris, si dhe në materiale eksplozive të përdorura në atë kohë. Ai ishte në kërkim në Belgjikë.
Kush janë dy personat në arrati?
Policia belge është duke kërkuar personin e tretë që figuron në imazhet e kamerave të sigurisë së aeroportit.
I larguar para se të ndodhnin shpërthimet, sipas prokurorisë, ai shfaqet në imazhe me një xhaketë dhe këmishë ngjyrë të hapur, mban syze dhe një kapele të zezë dhe shtyn si dy kamikazët e vdekur, një karrocë me një çantë të madhe që mban ngarkesën më të madhe të eksplozivit, thekson prokuroria.
Sipas burimeve policore, një person i dytë është në kërkim si i dyshuar në atentatin e metrosë. Ai shfaqet në imazhet e kamerës së sigurisë së metrosë, duke folur me Khalid dhe duke mbajtur një çantë të madhe, sipas të njëjtave burime.
Cilat janë zbulimet e tjera të hetimit?
Është falë dëshmisë së një shoferi taksie që hetuesit zhvilluan kërkimet në Schaerbeek, ku ndodhej apartamenti i sulmuesve të aeroportit. Ky shofer u paraqit të martën tek policia duke u shpejguar se kishte derguar tre persona në aeroport, që korespondojnë me sulmuesit në foto.
Kontrollet në adresën ku ai i morri mundësuan të zbulohen 15 kilogram eksploziv të tipit TATP, 150 litra açeton, detonatorë dhe një çantë e mbushur me gozhda.
Pranë godinës, policia gjeti një kompiuter të braktisur në një kosh plerash, ku ndodhej një mesazh i Ibrahim El Bakraoui, ku ai shfaqet si një i arratisur i lodhur para se të veprojë./
Përgatiti Gent Sinani

Related

Top Lajm 4804988527530456474

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item