Flet Isa Mustafa: Ndjeva dhembje të madhe kur pashë në atë gjendje vëllaun tim

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar pas kronikës së publikuar në një televiziv rreth vëlluat të tij, Ragip Mustafa. Mustafa thotë se...


Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar pas kronikës së publikuar në një televiziv rreth vëlluat të tij, Ragip Mustafa.
Mustafa thotë se “gjendja e tij flet, jo për kërcënimet e mia ndaj gazetarit, të cilat në asnjë rast nuk kanë ndodhë, por për kërcënim të ndërgjegjes së atyre që shkelën etikën gazetareske dhe cenuan një të drejtë elementare kushtetuese të njeriut, të drejtën e privatësisë”.
Ky është postimi i plotë:
Media të nderuara
TV Klan sonte prezantoi një bisedë me vëllain tim, i cili siç kam theksuar, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për fat të keq, ai në këtë gjendje, për motive për mua të paqarta, u bë objekt për opinionin, shtytur nga portal Insajder.
Gjendja e tij flet, jo për kërcënimet e mia ndaj gazetarit, të cilat në asnjë rast nuk kanë ndodhë, por për kërcënim të ndërgjegjes së atyre që shkelën etikën gazetareske dhe cenuan një të drejtë elementare kushtetuese të njeriut, të drejtën e privatësisë.
Edhe përkundër dhembjes së madhe që ndjeva duke e parë vëllain tim në atë gjendje në ekranin e TV Klan, megjithatë e falënderoj këtë televizion për profesionalizmin e treguar.
Ndërkaq, po ua lë juve, mediave dhe drejtësisë, të vlerësoni se a është në lirinë e shtypit të atakohen njerëzit në një gjendje të tillë me të pavërteta; kush duhet të kërkoj falje dhe kush duhet të jap përgjegjësi para ligjit!
Me respekt, Isa Mustafa/

Related

Lajme 3896097085291476951

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item