Europa League: Sparta eliminon Lazion, sundon Spanja

Eliminim tronditës i Lazios në Europa League, i mundur 0-3 në stadiumin “Olimpico” nga Sparta e Pragës. Skuadra romane kishte barazuar...


Eliminim tronditës i Lazios në Europa League, i mundur 0-3 në stadiumin “Olimpico” nga Sparta e Pragës. Skuadra romane kishte barazuar 1-1 një javë më parë në transfertë, por e pa veten menjëherë në disavantazh të dy golave, në minutat 10 e 12. Në fundin e pjesës së parë, çekët shënuan edhe golin e tretë, duke e bërë të pamundur kualifikimin e italianëve, të cilëve u duhej të shënonin katër gola. Me eliminimin e Lazios, në çerekfinalet e dy kupave europiane nuk ka asnjë skuadër italiane.
Sundon Spanja, me Villareal që eliminon Bayer Leverkusen, pas barazimit pa gol në Gjermani dhe fitores 2-0 në Spanjë.
Valencia fiton 2-1 me Athletic Bilbao, por baskët kalojnë falë fitores 1-0 në takimin e parë.

Related

Sport 2285829566627407026

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item