Ergys Kaçe: Paguhem 600 mijë Euro në vit në Greqi, jeta luksoze që bëj me të fejuarën 20 vjeçare

Lojtari i shkathët i Kombëtares, Ergys Kaçe, do të qëndrojë një muaj jashtë fushës pas një dëmtimi që pësoi në këmbë në minutat e f...



Lojtari i shkathët i Kombëtares, Ergys Kaçe, do të qëndrojë një muaj jashtë fushës pas një dëmtimi që pësoi në këmbë në minutat e fundit të ndeshjes, ku Paok i Selanikut barazoi në Europa Leauge përballë Krasnodar. Koha e gjatë e rehabilitimit e detyron Kaçen të mungojë edhe në ndeshjet miqësore të Kombëtares, në datat e lira të UEFA-s, nga 12-17 nëntor. Me ambiciet e një rekordmeni, 22 vjeçari nga Korça na zbulon më shumë rreth jetës së tij private, 4 vitet e bashkëjetesës me Marian nga Pogradeci në Selanik, hobin për makinat sportive luksoze, dhe sa paguhet nga Paok.
Si e përjetove ndeshjen e Kombëtarës shqiptare me Armeninë, fitore që na çoi në Francë?
E përjetova shumë fort. Isha i mërzitur në fillim, aq sa e paralajmërova të fejuarën se në rast se nuk kualifikohemi do të largohem në Greqi, ndërsa ti rri këtu Shqipëri (qesh). Por pas fitores zemra m’u bë mal. Pra shkuam në Francë, dhe pas kësaj fitoreje kam marrë shumë komente nga fansat, djem e vajza që i respektoj!
Megjithatë, ti nuk je rritur në Shqipëri, sa vjeç ishe kur familja u vendos në Greqi?
Jemi larguar në Greqi, kur unë isha 2 vjeç. Por në familjen time është folur shqip dhe greqisht, e kohët e fundit kam mësuar dhe himnin e Shqipërisë.
Cilin nga futbollistët e kombëtares vlerëson më shumë?
I vlerësoj të gjithë, por më shumë Odise Roshin. Është një motor që nuk di të ndalet.
Sa i takon jetës private dimë që je i fejuar? Si shkon jeta jote në çift?
Po, jam i fejuar me Marian, me të cilën kam katër vite që bashkëjetoj këtu në Selanik. Ajo është 20 vjeçe, është nga Pogradeci dhe jemi njohur në Greqi.
Cili është drejtimi që ajo ka marrë në jetë, punon diku?
Jo, Maria nuk punon, sepse nuk ka nevojë të punojë, më saktë nuk e lejoj unë. Çdo gjë është në rregull.

Kjo do të thotë që ti paguhesh shumë mirë aq mund ta trajtosh partneren si princeshë. Mund të na thuash një shifër vjetore?
Nga Paok unë paguhem 600 mijë euro në vit.
Dhe të mendosh që je vetëm 22 vjeç. E konsideron veten të pasur si një futbollist i talentuar dhe me emër që je?
I pasur s’e di në çfarë kuptimi, sepse jam 22 vjeç dhe sido ta kem gjendjen ekonomike, për mua mjafton të jetoj mirë, dhe të ndihmoj shumë të varfërit kur ndodhem në Shqipëri. Më vjen shumë keq për lypësit e rrugës, dhe kur jam atje u fal 5 mijë lekëshe.


Ndërkohë kemi dëgjuar që je shumë i apasionuar pas makinave sportive. Sa të tilla ke bërë të tuat deri tani?
Kam tre makina sportive të tilla: Audi tt rs, një Mercedes Benz cls dhe një Lamborghini Avendadori.
Je i dhënë pas shpejtësisë, cili është rekordi që ke thyer në timon?
Po, shumë i fiksuar. Shpejtësia që kam arritur deri tani është 310 km në orë. Por nuk po arrij të thyej rekordin e shokut tim, i cili njihet nga një grup njerëzish në Shqipëri për makinat që ai sjell. I premtoj që do e thyej rekordin e shpejtësisë së tij!
Cilët janë personat që takon kur je në Shqipëri?
Në Shqipëri vij vetëm kur jam me Kombëtaren, por dy persona që dua më fort aty janë Miri i “Albania exhausts”, një njeri që bën makinat më të bukura shqiptare, dhe i dyti është një njeri që e dua fort dhe që gjithmonë më ka ndihmuar, dhe është Vis Kosova, që siç thashë më parë ai është njeriu që njihet shumë për shpejtësinë dhe çmendurinë e tij me makinat sportive. Këta dy janë njerëzit që njoh dhe që kam më shumë respekt nga të gjithë, dhe pse jo, i pres në Francë të dy.
Çfarë hobesh të tjera ke që të bëjnë të përjetosh adrenalinë të vërtetë në jetën tënde?
Shumë hobe tjera. Përveçse i fiksuar pas makinave, jam i fiksuar pas së fejuarës dhe veshjes sime. Markat e preferuara të veshjeve janë: Nike, Adidas, D&G, Philip Plein, Luis Vuitton.
Vëmë re që futbollistët krijojnë lidhje të reja, ti personalisht pse e ke hedhur kaq shpejt këtë hap?
Sepse kemi katër vjet që jetojmë bashkë me Marian, dhe si mos të fejohemi?! Mendoj se jam më mirë tani, ndihem më mirë çift, pasi çdo gjë e bëj me të.
Është më mirë për ty të kesh një femër fikse po thua? Nuk tundohesh nga të tjera?
Po, më mirë me një femër. Nuk merrem me të tjera, më mjafton kjo që kam. Ndihem mirë.
Jam i thjeshtë, dhe si i fiksuar pas futbollit mundohem të bëj rolin e Xavi, Iniesta ose Pirlo, tre lojtarët që adhuroj. I kushtohem futbollit pasi dua të arrij majat. Pika ime më e dobët dhe më e fortë janë familja ime, pjesë e së cilës janë vëllai dhe motra Klarita, 16 vjeçare./ Story

Related

Top Lajm 1698838542331671870

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item