Erdogani po përsërit historinë e xhonturqeve që vranë kryeredaktorin shqiptar të gazetës Serbesti

Daut Dautaj Erdogani sot ka mbyllur Zaman-in, gazetën më të madhe në Turqi. Ky akt i tij i përngjanë veprimeve të kohës së fillimit ...

Daut Dautaj



Erdogani sot ka mbyllur Zaman-in, gazetën më të madhe në Turqi. Ky akt i tij i përngjanë veprimeve të kohës së fillimit të shekullit XX kur xhonturqit nuk e duronin lirinë e shtypit. Ata lejonin vetëm gazeta, siç ishte Tanin, që i lartësonte xhonturqit. Me 6 prill të vitit 1909 xhonturqit vranë Hasan Fehmi Beun, kryeredaktorin e gazetës Serbestî. Hasan Beu ka qenë shqiptar i cili i kritikonte xhonturqit dhe i mbronte idetë e deputetëve shqiptarë në parlamentin otoman. Në varrimin e Hasan Beut morën pjesë mbi 5000 veta dhe ky rast shërbeu si një nga shkaqet për kundërrevelucion që i largoi përkohësisht xhonturqit nga pushteti gjatë së cilës kohë Ismail Qemali me ndihmën e ushtarakëve shqiptarë mori kreun e parlmentit otoman.

Kundërevolucioni zgjati vetëm disa ditë dhe po aq zgjati udhëheqja e Ismail Qemalit në parlament. Por, rasti i vrasjes së kryeredaktorëve, gazetarëve dhe mbyllja e gazetave janë shenja jo të mira për ata që janë në pushtet. Sidoqoftë, është mirë që me këtë rast ta përkujtojmë personalitetin e madh të Hasan Fehmi Beut një shqiptari dhe intelektuali pedant (siç shihet poshtë në foto) dhe i cili mund të merret si hero i shprehjes së lirë dhe nga i cili rast mund të mësojnë shumë njerëz, përfshirë Erdoganin.


Related

Top Lajm 902715544985992205

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item