Erdogan shpërthen ndaj Europës: Kujdes kur akuzoni Turqinë!

Ndërsa sytë janë nga Brukseli ku pritet finalizimi i marrëveshjes BE-Turqi, Presidenti turk, Rexhep Erdogan, nuk përmbahet e kalon në n...


Ndërsa sytë janë nga Brukseli ku pritet finalizimi i marrëveshjes BE-Turqi, Presidenti turk, Rexhep Erdogan, nuk përmbahet e kalon në një shpërthim të hapur pakënaqësie ndaj Europës.
“Europianët -tha kreu i shtetit turk- bëjnë mirë t’i shohin me kujdes të dhënat e tyre të emigrantëve përpara se ti tregojnë Turqisë çfarë të bëjë e ta akuzojnë se ‘po shkel në tokë të minuar’ me mbështetjen për grupet terroriste”.
Komentet e tij plot tone luftarake erdhën në kohën kur kryeministri, Ahmet Davutoglu, takohej në Bruksel me liderët e bllokut në përpjekje për arritjen e paktit të shumëdiskutuar.
Por ndërsa qëndrimi i Davutoglusë në kryeqytetin belg ishte i qetë e i moderuar, Erdogan u shfaq mjaft i prerë kur tha se kritikat e jashtme ndaj raporteve mbi respektimin e të drejtave brenda kufijve të saj, Turqia do t’i dëgjojë vetëm kur të jenë të justifikuara, raporton TCh.
“Në kohën kur Turqia është duke strehuar mbi 3 milionë refugjatë, ata që nuk e gjejnë dot hapësirën për një grusht emigrantësh dhe që në mesin e Europës i mbajnë këta njerëz të pafajshëm në kushte të turpshme, të shohin një herë veten pastaj të tjerët”, tha Erdogan.
Liderët europianë kanë shprehur së fundmi shqetësimin mbi humbjen e jetëve të civilëve në juglindjen e Turqisë gjatë operacionit ushtarak që synon goditjen e militantëve të PKK-së dhe i kanë bërë thirrje Ankarasë të përdorë një forcë proporcionale, siç e quajtën ata.

Related

Top Lajm 9072743506938498028

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item