EMRAT/ Kush janë shqiptarët që grabisnin në pak minuta banesat në Itali

Aldush Nikolli, 27 vjeç, Osvaldo Vuka, 20 vjeç, Kristjan Tragaqi 23 vjeç dhe 37-vjeçari Stiljan Tryci janë katër shqiptarë që u a...



Aldush Nikolli, 27 vjeç, Osvaldo Vuka, 20 vjeç, Kristjan Tragaqi 23 vjeç dhe 37-vjeçari Stiljan Tryci janë katër shqiptarë që u arrestuan nga policia e Milanos, autorë të një serie grabitjesh në banesa. Të akuzuarit u ndaluan në Mantova, aty ku edhe jetonin.
Sipas mediave italiane, ata janë përgjegjës për 10 vjedhje në shtëpitë në krahinat e Padova, Vicenza dhe Varese, në muajin shkurt të vitit 2016. 6 të tjera mbetur në tentativë dhe hetohen edhe për vjedhje të tjera.






Karabinerët mundën t’i identifikojnë nga përgjimet e telefonatave. Ata komunikonin mes tyre pasi kishin kryer vjedhjet.
Skema e grabitjes ishte e thejshtë:
Siç shkruajnë mediat italiane, ata arrinin pranë shtëpive të vëna në shenjestër me një makinë, brenda së cilës qëndronte një prej tyre, një tjetër kontrollonte rrugën, ndërsa dy të tjerët hynin me forcë, duke dëmtuar dyer e dritare.
Arrestimi i tyre është pjesë e një hetimi të gjerë që nisi në vitin 2015, i cili nuk ka përfunduar ende.
Ata grabisnin kryesisht para dhe bizhuteri me vlerë. Në dy raste kanë grabitur edhe dy makina, të cilat janë përdorur më pas për të lëvizur pas një vjedhjeje. Në një apartament kanë marrë një armë zjarri të mbajtur në mënyrë të ligjshme nga pronari i saj.

Related

Kronika 3027691287700303319

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item