Ekskluzive/ Si e kërcënojnë Blushin në Elbasan (VIDEO)

Lapsi.al zbardh të gjithë dinamikën e incidentit të sotëm në Elbasan, me deputetin Ben Blushi, i cili u përballë publikisht me kryemi...


Lapsi.al zbardh të gjithë dinamikën e incidentit të sotëm në Elbasan, me deputetin Ben Blushi, i cili u përballë publikisht me kryeministrin Rama në sallën e Pallatit të Sportit, ku po mbahej takimi për anëtarësimet e reja në PS. Burime të Lapsi.al nga të pranishmit në këtë takim tregojnë se në momentin kur Blushi hyri në sallë, një grup prej 5 vetash nisën ta fyenin dhe sulmonin duke i thënë: “Largohu këtej, s’ke punë në Elbasan”.
Pavarësisht kësaj deputeti socialist mundohej të ruante qetësinë, madje i përshëndeti këta persona dhe u kërkoi të afroheshin për t’i sqaruar. Por me t’u afruar, ata nisën të tregoheshin edhe më agresivë, duke vijuar me sharje dhe fyerje. Një prej tyre e tërhoqi Blushin nga xhaketa dhe e gjuajti në krah.
Dikush tjetër i veshur me xhup ngjyrë kafe lëkurë, tullac dhe pak kuqalash i del para deputetit. Në këtë moment Blushi e pyet se çfarë kishte. “Do të vras se ke bërë libër kundër gruas sime”, i përgjigjet ai.
Burime të Lapsi.al thanë se ky person quhet Aurel Meha edhe është dhëndëri i madh i Qazim Sejdinit, kryebashkiakut të Elbasanit.
Pas tejkalimit të këtij momenti, Blushit iu dha fjala, edhe pse me porosi të kryeministrit Rama u ndërpre transmetimi me regji qëndrore në televizion. Sërish rreth 20 vetë nga salla u çuan në këmbë dhe vazhdonin të shanin e fyenin Blushin. Në këtë moment deputeti Taulant Balla u kërkoi të pushonin. Pavarësisht ilaritetit në sallë, Blushi u tha: “Fërshëlleni sa të doni, por duhet të më dëgjoni”.
Më tej deputeti “rebel” iu drejtua kryeministrit Rama me fjalët: “Pse e ke mbushur këtu me banditë, që kërcënojnë deputetët. Shpjegoju këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh? Je i vetmi kryetar partie në botë me mandat 7 vjeçar nga Kuba në Korenë e Veriut. Shpegoju këtyre njerëzve pse s’kanë rroga më të larta, pse s’kanë asistencë më të larë, pse s’kanë punë dhe çmime të ulëta. Nuk bëre asgjë për të varfërit”.
Gjatë gjithë kohës që Blushi fliste në sallë vijonin fërshëllimat. Në fund Blushi u tha të pranishmëve, në sy edhe të Ramës: “Për mua s’ka rëndësi partia, ka rëndësi Shqipëria. Dua t’iu përshëndes të gjithëve me vargjet e Lasgush Poradecit. “Gjigandë apo shkurtabiq, ju përshëndes me mall or miq”.
Në përfundim të fjalës së Blushit, e mori fjalën deputeti i Librazhdit, Taulant Balla. Ky i fundit e akuzoi Blushin për shkelje të statutit të partisë për faktin se ka bërë libër kundër kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili u votua masivisht nga sovrani. Balla gjithashtu e akuzoi Blushin për mospjesëmarrje në fushatë.
Me kaq u mbyll takimi, ndërsa deputeti Ben Blushi u rrethua nga forcat e Gardës së Republikës, për ta mbrojtur nga grupi i cili e sulmoi që në momentin e parë. Burime të Lapsi.al thanë se ky ishte grupi i Aurel Mehës, dhëndërit të kryebashkiakut Qazim Sejdini. Bashkë me Aurel Mehën ishte edhe vëllai i tij. Lapsi.al sjell ekskluzivisht një video nga incidenti, ku dëgjohen sharjen e fërshëllimat e turmës, si dhe shihen përpjekjet e disa personave për të sulmuar deputetin Ben Blushi. /LAPSI.AL/

Incidenti ne Elbasan, reagimet nga salla kur... by lapsi-al

Related

Shqipëria 7348325814320349548

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item