Durrës - Vranë për t’i grabitur dy kunatat e moshuara, burg përjetë autorëve (VIDEO)

Gjykata e Durrësit dënon me burg përjetë tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e kunatave të moshuara në qytetin e Durrësit mbrëmjen e ...




Gjykata e Durrësit dënon me burg përjetë tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e kunatave të moshuara në qytetin e Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014.
Gjykata ka dhënë burg për jetë për Vilson Elmazin, Artur Kacanollit dhe Indrit Shaqes.
Gjatë pretencës, Indrit Shaqja mori përsipër krimin e dyfishtë dhe shfajësoi Vilson Elmazin dhe Artur Kacanollin, por mesaduket kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata.
Në sallën e gjyqit për të dëgjuar vendimin ekstrem ka qenë vetëm Vilsoni ndërkohë që dy të tjerët janë prezantuar nga avokatët.
Në momentin kur gjyqtarja ka lexuar vendimin nënës së Vilson Elmazit i ka rënë të fikët.

Në foto: Vilson Elmazi i akuzuari per vrasjen e kunatave

Krimi i dy shtatorit 2014 tronditi mbarë shoqërinë   
Dy gra të moshuara, kunata,të moshës 70 dhe 75-vjeçe, u gjetën të vdekura  në katin e dytë të banesës  me duar të lidhura dhe qese plasmasi në kokë. Krimi ndodhi në lagjen nr 11 të Durrësit.
Gjinovefa Vava dhe Elsa Vava (burrat vëllezër) së bashku dhe me motrën e Gjinovefës, e paralizuar jetonin së bashku në banesën dy katëshe, shtëpi e vjetër karakteristike në Durrës.
Ka qenë djali i njërës prej të moshuarave, i cili kishte  shkuar në mëngjes të takonte në banesë nënën e tij, kur kishte parë krimin e rëndë dhe  njoftoi policinë.
Kacanolli ishte nipi i Gjinovefa dhe Elsa Vava.
Më 26 qershor 2015 Indrit Shaqja u ekstradua nga Madridi i Spanjës ku ishte arrestuar.
Më 19 shtator 2014 u arrestuan Vilson Elmazi dhe Artur Kaçanolli.





Related

Video 6246782334594338443

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item