Doni të jetoni gjatë? Lexoni dhe zbatoni këto 100 këshilla shëndetësore

Sugjerimet dhe këshillat e mëposhtme u mund t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim sepse ato nuk shfaqin as probleme ...


Sugjerimet dhe këshillat e mëposhtme u mund t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. 
Yndyrnat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.
Drithërat
Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.
Ushqimet
1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.
2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.
3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.
4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.
5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.
6- (Beli frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit.
7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme.
8- Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një dite të lodhshme pune.
9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.
10- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.
11- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.
12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karoten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.
14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
15- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes.
16- Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht.
17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.
18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë.
19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
20- Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.
21- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj.
22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese.
23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe.
24- Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore.
25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin.
27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.
28- Soja përmban 9 lloje vitaminash.
29- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.
30- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.
Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm
31- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.
32- Biokimiket në kombinim – nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.
33- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.
34- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t’i shmangni ato.
35- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.
Stërvitje dhe joga
36- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jetë gjithmonë në lëvizje.
37- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit, zmadhimi i tyre rrit qarkullimin dhe lakueshmërinë.
38- Karikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e tyre gjatë lëvizjes.
39- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit.
40- Lëndë djegëse- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë dhe drita e diellit shërbejnë si karburant për trupin.
41 Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.
42- Bëni rregullisht ushtrime të lehta.
43- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë, sepse ato rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.
44- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin dhe problemet e zemrës.
45- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesës rritet.
46- Frymëmarrja e thellë dhe mbajtja e saj për pak kohë ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së një personi.
47- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë, p.sh. frymëmarrja, mbajtja e frymës dhe nxjerrja duhet të jetë 1:4:2
48- Mbajeni trupin drejt.
149- Përpiquni të merrni frymë me anën e majtë të hundës gjatë ditës dhe më anën e djathtë të hundës gjatë natës.
50- Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet tona të jashtme për të na mbajtur të shëndetshëm, kështu që për të mbajtur mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të shëndetshme, ecja e përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë thelbësore.
51- Është e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos përdorur aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrënë perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe duke bërë një jetë pa strese.
52- E rëndësishme është mendja, temperamenti dhe mënyra e jetesës.
53 S’ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.
54- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike.
55- Jini të lumtur dhe të qetë, shmangeni zemërimin dhe temperamentin shpërthyes.
56- Tensioni i lartë, harresa dhe procesi i plakjes mund të kontrollohet nga meditimi.
57- Vazhdoni të kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me shëndetin.
58- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe ngritjet e jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar, kini besim, punoni shumë dhe aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.
59- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.
Shumëllojshmëria
60- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.
61- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht.
63- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
64- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.
65- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.
66- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë ¼ e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë. (Merri vetëm me porosi të mjekut).
67- Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.
68- Çdo ditë shpërnda vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.
69- Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.
70- Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur “Lichigian”, e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.
71- Kuroni diabetin me zarzavate të gjelbra
Është vërtetuar se zarzavatet e gjelbra, veçanërisht të gjalla, për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti duhet t’i përdorin çdo ditë, në drekë dhe darkë, në sasi të bollshme. Zarzavatet e gjelbra përmbajnë antioksidantë, vitamina, kripëra minerale dhe fibra. Të gjitha perimet përmbajnë vitaminë C në përqindje të ndryshme, sipas llojit të bimëve. Njëzetë e katër orë pas këputjes, ato humbin 10-15% të vitaminës C. Gjatë gatimit humbin jo vetëm gjithë vitaminën C, por dhe shumicën e mineraleve. Por uji në të cilin ato janë zier përmban mikromineralet e dobishme, si kaliumi, magnezi dhe zinku, prandaj dhe mund të përdoret për të gatuar supë. Nisur nga veçoritë e mësipërme, zarzavatet e gjelbra janë shumë të dobishme për diabetikët.
72- Konsumoni verën për zemrën tuaj
Pirja e dy gotave verë çdo ditë i bën mirë zemrës së femrave. E ndihmon “të mbajë ritmin”, i lejon të përshtatet më shpejt me nevojat e ditës. Aspekt shumë i rëndësishëm ky, që tregon shëndet shumë të mirë dhe ul rrezikun e infarktit. Në këto përfundime ka arritur një studim suedez botuar në revistën mjekësore “Heart”. Studimi, i udhëhequr nga instituti “Karolinska” në Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nën 75 vjeç, të mbijetuara nga një infarkt ose bllokim venash. Efektet e mira janë shumë të pavlera në rast se vera zëvendësohet me birrë ose një pije superalkoolike. Ndërsa vera, e cila ka një efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundëson zemrës “ta marrë me qetësi” punën e saj. Ka mundësi që këto efekte lidhen me faktin se kush pi verë bën një gjumë më të qetë, duke i lejuar organit të zemrës të pushojë.
73- Merrni sasinë e nevojshme të vitaminës C
Dozat e larta të vitaminës C në organizëm zvogëlojnë për gati 50% rrezikun nga sulmi në kokë. Pikërisht për këtë rekomandohet që të ushqehemi me pesë deri në nëntë lugë lëng perimesh në ditë. Me sasinë e vitaminës C në trup mund të parandalohet mundësia e sulmit në tru, kjo është bërë e ditur pas një hulumtimi të gjerë të kryer me rreth 20.000 persona të moshës së mesme dhe të vjetër, të kryer në Norfolk të Britanisë së Madhe. Efektet mbrojtëse të vitaminës C kundër sulmit në tru janë të vërtetueshme duke marrë parasysh faktorët të tillë si mosha, gjinia, pirja e duhanit, alkooli, indeksi i masës trupore, shtypja, kolesteroli, aktiviteti fizik, diabeti, sulmet e menjëhershme në zemër, marrja e ilaçeve dhe statusi shoqëror.
74- Shmangni dietën vetëm me perime
Nuk është aspak e shëndetshme që një nënë të heqë nga dieta e fëmijës së saj ushqimet me origjinë shtazore, gjatë periudhës së ushqimit me qumësht e për më tepër t’u imponojë fëmijëve një ushqim vegjetarian, pa djathë, gjalpë ose bukë. Studimet të mjaftueshme tregojnë sesi fëmijët e mamave vegjetariane, të privuar nga proteinat shtazore, lindin më të vegjël dhe rritëm më të ngadaltë, një efekt që mund të kthehet në problem të vazhdueshëm për jetën e tyre të mëvonshme. Në rast se mjekëve u duhet t’i kthejnë këta fëmijë me një organizëm normal, atyre u duhet që për dy vjet, të hanë një sasi të kufizuar mishi në ditë, që të kthehen në njerëz më energjikë dhe aktivë.
75- Brokoli kuron infeksionet e rrugëve urinare
Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mirë që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë. Brokoli mund të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas në preventivin e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem. Mjekët deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet të hanë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilat i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.
76- Mbani pranë trëndafila
Shkencëtarët gjermanë, pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohën e gjumit gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve. Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njëra pas tjetrës. Ndërkaq, disa nga “vullnetarët” thithnin aromë trëndafilash.
Pastaj, shkencëtarët vrojtuan veprimtarinë e trurit të tyre në kohën e gjumit. Edhe gjatë gjumit shkencëtarët hidhnin në afërsi të krevateve solucion me erë trëndafili. Të nesërmen, të eksperimentuarit u pyetën se çfarë u kishte ngelur në mendje nga objektet dhe letrat që kishin
77- Spinaqi dhe fasulet luftojnë plakjen
Spinaqi dhe fasulet janë konsideruar si dy ushqimet bazë për të luftuar plakjen. Një grup studiuesish nga Australia, Indonezia dhe Suedia studiuan ushqyerjen e femrave dhe të meshkujve të moshuar dhe vërtetuan se, ata që kishin më pak rrudha konsumonin më shumë perime me gjethe jeshile dhe fasule. Sekreti? Këto ushqime janë të pasura me lëndë që ndihmojnë në qetësimin e shërimin e qelizave të lëkurës. Një ushqim tjetër që lufton plakjen është edhe lëngu i rrushit. Ai jo vetëm që mbron nga infarkti dhe hemorragjia cerebrale, por mund të ndihmojë edhe në qetësimin e lëkurës. Dhe kjo, sepse rrushi përmban polifenole, lëndë antioksiduese që e ruajnë lëkurën elastike dhe të lëmuar. Në grupin e ushqimeve të luftojnë plakjen futen edhe patatet e ëmbla, djathi i verdhë.
78- Lëngu i rrushit lufton kancerit
Shkencëtarët pohojnë se nga të gjitha lëngjet e frutave, lëngu i rrushit është më efikasi kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo, sepse në këtë lëng ka një përqendrim shumë të madh antioksidantësh, të cilët neutralizojnë “radikalet e lira” që janë shkaktarët e plakjes dhe lindjes së sëmundjeve kanceroze.
Rrushi është shumë i pasur me glukozë, fruktozë, acide organike, kripëra minerale, kalium, kalcium, natrium, magnezium, pektinë dhe vitamina. Pikërisht për këtë arsye, mjekët e rekomandojnë në rastet e anemive dhe çrregullimeve të sistemit nervor, në stadet fillestare të tuberkulozit, si dhe në shumë sëmundje të stomakut dhe zorrëve. Ata që pinë lëng rrushi të paktën tri herë në javë, kanë më shumë shanse për t’i shpëtuar sëmundjes së Alzhejmerit.
79- Kafeina shmang kancerin e lëkurës
Nëse mund t’u shtonit ushtrimeve fizike rutinë një ose dy filxhanë kafe, do të reduktonit ndjeshëm rrezikun nga kanceri i lëkurës. Këtë e kanë provuar kërkimet më të fundit në këtë fushë. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesë shkatërron qelizat prekanceroze që janë krijuar nga dëmtimi që shkaktojnë rrezet ultraviolet. Sipas një grupi studiuesish në Rutgers University, pas eksperimenteve tek një kavie ka rezultuar se ka një efekt protektiv të kafeinës dhe ushtrimeve, jo domosdoshmërish të përdorura të dyja njëherësh. Shkencëtarët mendojnë se një efekt i tillë mund të jetë i ngjashëm edhe tek njerëzit. Pikërisht për këtë arsye, për të evituar kancerin e lëkurës, ata rekomandojnë ndërthurjen e kafesë me ushtrimet fizike.
80- Nevojat e organizmit për vitaminën “B2”
Vitamina “B2” merr pjesë në shumë procese të trupit, veçanërisht për të formuar energjinë nga ushqimet në rritjen e fëmijëve dhe në mbarëvajtjen e indeve trupore. Shenjat e para që vihen re, në mungesë të saj, janë disa të çara në anët e gojës. Simptoma të tjera janë plagë dhe mavijosje në gjuhë, kruarje dhe skuqje të syve. Këto shenja mund të vihen re brenda disa ditëve dhe është e këshillueshme të mos lihet mbas dore. Vitamina “B2” gjendet kryesisht tek mëlçia, kosi, qumështi, djathi, drithërat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kërpudhat, farat e kungullit etj.
81- Për një zemër të shëndoshë konsumoni vitaminën “C”
Vitamina “C” është themelore në formimin dhe mbarëvajtjen e indeve lidhëse, shërimit të plagëve, shëndetit të mishit të dhëmbëve dhe të gjithë trupit. Qëndron një lidhje e fortë midis sasisë së bollshme të vitaminës “C” që gjendet në trup dhe shëndetit të zemrës, të rrahjeve të saj dhe uljes së rrezikut ndaj disa kancereve. Kjo vitaminë largon perden në sy. Mungesa e saj në trup mund të vihet re brenda 3–4 javëve. Dallohet që ka vonesë në shërimin e plagëve, lodhje trupore, rrjedhje gjaku nga mishi i dhëmbëve, dhimbje gjunjësh dhe një gjumë jo i rehatshëm. Ata që pinë duhan rekomandohen të marrin sasi më të mëdha të kësaj vitamine. Ekspertët mendojnë se është e dobishme marrja e vitaminës “C” 200 mg në ditë. Ajo gjendet tek perimet jeshile dhe të freskëta, te të gjitha agrumet, luleshtrydhja, speci, domatja dhe patatja.
82-Vitamina “E”, parandalon atakun në zemër
Vitamina “E” është një nga vitaminat bazë për organizmin e njeriut. Studimet tregojnë se kur vitamina “E” është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj atakut të zemrës dhe kancereve është më i madh, dhe formohen gjithashtu perde në sy. Me kalimin e kohës, kur kjo gjendje vazhdon, mund të lindin dhe zhvillohen çrregullime nervore që ndikojnë tek sytë, sistemi nervor dhe muskujt ose të shkaktojë anemi. Gjendet tek lajthia, farat e lulediellit, gruri, vaji i lulediellit, perimet etj.
83-Vitamina “K” mpiks gjakun tek të porsalindurit
Përveç rëndësisë që ka vitamina “K” në organizmin e të rriturve, ajo duket të jete tepër e domosdoshme për të vegjlit. Sipas specialistëve, vitamina “K” është e nevojshme për formimin e proteinave dhe e përgjegjshme për mpiksjen e gjakut. Mosmpiksja e shpejtë shkakton rrjedhje gjaku të vazhdueshme. Fëmijët e sapolindur kanë sasi të pakta të vitaminës “K”. Dietologët tregojnë se ajo gjendet tek perimet me gjethe jeshile, lulelakra dhe spinaqi, mëlçia, fasulja e thatë, bizelet dhe karota.
84- Plotësoni nevojat e organizmit për jod
Jodi është i nevojshëm nga gjëndrat tiroide, për të prodhuar hormonin e tiroides, i cili rregullon më shumë se 100 sisteme enzimash, përshirë këtu dhe metabolizmin, rritjen, riprodhimin dhe shumë funksione të tjera themelore. Mungesa e jodit sjell fryrjen e gjëndrave tiroide. Kjo ndodh gjatë përpjekjes për të marrë jodin nga gjaku, dhe duke formuar kështu një strumë. Po ashtu ulet metabolizmi duke shkaktuar ngadalësim në aktivitetin fizik dhe mendor, shtim të peshës, zgjerim të qafës (sepse gjëndra tiroide gjendet aty), vrazhdësi të tipareve të fytyrës dhe flokë të thatë. Jodi gjendet kryesisht tek të gjitha prodhimet e detit dhe kripa e jodizuar. Gjithashtu edhe qumështi dhe bulmetrat dhe perimet që rriten brenda në tokë përmbajnë jod.
85- Konsumoni kafen sipas sasisë së duhur
Ka studime të ndryshme që pranojnë ose jo vlerat e kafesë në organizmin tonë. Megjithatë specialistët bien të gjithë dakord në një pikë, produkti me ngjyrë të zezë në të gjitha rastet dëmton zemrën. Veçanërisht kur përdoret në masa të shumta gjatë ditës. Kini kujdes pas pirjes së disa kafeve me radhë ndjeni rrahje të shpeshta të zemrës, në këto raste veç këtij organi është mirë që të kontrollohet edhe mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kafeina e kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.
86- Antibiotikët shoqërojini me vitamina
Përdorimi i antibiotikëve shoqërohet me vitamina të ndryshme për të mos mënjanuar veprimin e dobishëm të mikroflorës së përhershme të zorrëve. Shëndeti dhe zhvillimi i mikroflorës së dobishme të zorrëve varet shumë nga ushqimi që merr çdo ditë njeriu. Prandaj nuk duhet harruar se duhet të hamë e të pimë edhe për “shëndetin” e saj. Të ushqyerit e gabuar mund të dëmtojë këtë mikroflorë, dhe si pasojë të lejojë përhapjen e mikrobeve të dëmshme. Në raste se antibiotikët konsumohen të veçuara, ato sjellin çrregullime shëndetësore, si dhimbje koke, lodhje, vjellje etj.
87- Konsumoni karotat dhe vajin e ullirit
Ka disa lloj ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin e njeriut. Studimet e bëra kanë treguar se nëse i ha karotat e grira në formë sallate, pa iu hedhur vaj ulliri, mund të pakësosh sasinë e kalorive që merr, por humb marrjen e betakarotinës që është mjaftë e vlefshme për trupin.
88- Konsumimi i fibrave ju bën më energjik
Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por specialistja e dietave, Annie Jefferson, tregon se një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra.
Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës.
89- Kripa e tepërt çrregullon presionin e gjakut
Nga presioni i lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj, si dhe shumë gra të moshës 35 deri 55 vjeçe. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që duhet të shikohen me kujdes etiketat e ushqimeve për sasinë e “fshehur” të kripës, sepse kjo është rruga kryesore për rritjen e presionit të gjakut nëpërmjet ushqimeve. Për shembull, një pjesë e hollë e një pice mesatare, përmban 20% të kripës që rekomandohet të marrë në ditë një njeri. Shumë nga ne marrin në ditë dyfish sasi të kripës, shumë më tepër se sa ka nevoje organizmi. Reduktimi i kripës është një nga faktorët më të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut.
90- Konsumoni peshkun për të luftuar depresionin
Japonezët kanë një shkallë të ulët të depresionit, sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut. Nutrionisti Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të perceptojmë mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britanikët nuk para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në javë. Ndaj nuk është për t’u habitur kur shohim se njerëzit janë gjithnjë të tensionuar. Nëse nuk jeni një ngrënës i peshkut, mund të provoni me vezë të freskëta pule, të cilat janë shumë të përdorshme edhe si dietë
92- Shmangni mbipeshën sepse shkurton jetën
Ka kohë që mbipesha trupore shikohet si e dëmshme për shëndetin, por dy studime të reja mjekësore arrijnë në përfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe në pakësimin e viteve të jetës.
Shkencëtarë amerikanë dhe holandezë njoftojnë se mbipesha trupore shkurton jetëgjatësinë. Për arritjen e këtij përfundimi shkencëtarëve iu deshën disa vjet studimi të hollësishëm të çështjes. Doktor David Allison pranë universitetit të Alabamës thotë se synimi i studimit ishte për të përcaktuar ndikimin që ka mbipesha në jetëgjatësinë e njeriut. Të dhënat e njoftuara në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë tregojnë se jeta e personave me mbi peshë trupore mund të shkurtohet 20 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20 vjeçare.
93- Konsumoni vitaminën “D” për kockat dhe muskujt
Vitamina “D” shërben për përthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe gjithashtu ndihmon në punën e kalciumit dhe fosforit në trup. Duke bashkëpunuar me kalciumin, ndikon në rritjen dhe shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve gjithashtu në shëndetin e nervave dhe të muskujve. Mungesa e saj në trup sjell dobësi muskulore dhe mosrritje të kockave, anemi dhe infeksione në kanalet e frymëmarrjes. Duke u rritur fëmija, vihet re deformim i kockave, sepse ato janë të pafuqishme për të mbajtur peshën e tij. Por kur mungesa e saj është në masa më të mëdha, sjell dobësi të kockave duke shkaktuar kështu dhimbje. Në këto raste rreziku për thyerje të kockave është më i madh. Drita e diellit është e rëndësishme në përpunimin e vitaminës “D”. Gjendet sidomos tek peshku, sardelet dhe në sasi më të vogla tek margarina dhe veza.
94- Mos largoni nga tryeza mjaltin e luleve
Mjalti i luleve është një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë. Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut. Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera. Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një dite të lodhshme pune. Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.
95- Parandaloni kancerin e prostatës me verë të kuqe
Vera e kuqe arrin të ulë rrezikun për shfaqjen e kancerit të prostatës. Duket se efekti mbrojtës i pijes është më efikas kundër formave më të avancuara të sëmundjes. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga “Cancer Research Center” në SHBA. Gjatë studimit janë intervistuar 1623 pacientë, të cilëve u ishte diagnostifikuar kanceri në prostat. Studiuesit kanë vërejtur se te burrat që pinin 4 gota verë në javë, rreziku ulej me 50 për qind, rezultat që nuk ishte vënë re për pijet tjera alkoolike, përfshi dhe verën e bardhë. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin se substanca që i atribuohej efekti mbrojtës “resveratroli”, ndodhet vetëm në rrushin e kuq. Substanca ka efekt antioksidant, anti-radikaleve të lira, vepron në procesin e shkatërrimit të qelizave që mund të çojë në shfaqjen e tumorit dhe ndihmon trupin të eliminojë qelizat tumorale. Kjo mund të ndikojë në uljen e hormoneve mashkullore, si testosteroni, që ndikon në shfaqjen e kancerit të prostatës.
96- Merrni mineralet e nevojshme për organizmin
Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Pikërisht për këtë arsye duhet të konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për, dyfishohet.
97- Konsumoni në çdo vakt perime të freskëta
Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si, spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve. Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karotën, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
98- Konsumoni sasinë e nevojshme të ujit
Një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht. Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë. Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë. Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla. Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë etj.
99-Mos përdorni dieta të dëgjuara praj të tjerëve por të rekomanduara nga dietologu. Mos digjni veten tuaj por kilet tuaja.


100- Mundohuni të bëni gjimnastikë ose më e thjeshta të ecni me pak nxitim. Por kjo ecje duhet të jetë programuar vetëm për këtë qëllim./Përgatiti: Tirana Observer

Related

Shëndet & estetikë 9031994193462726623

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item