Donald Trump nxjerr edhe senatorin Marco Rubio jashtë loje

Florida është shtëpia ime e dytë, kishte deklaruar miliardieri njujorkez. Florida është edhe shteti që Marco Rubio përfaqëson në Senatin...


Florida është shtëpia ime e dytë, kishte deklaruar miliardieri njujorkez. Florida është edhe shteti që Marco Rubio përfaqëson në Senatin Amerikan dhe baza e fushatës së tij ambicioze presidenciale. Kjo fushatë duket se ka vdekur sonte.
Trump ka marrë 45.6%, ndërsa Rubio vetëm 27.1%. Florida e ka me ligj që ia jep të gjithë delegatët fituesit dhe 99 vetë do të mbajnë simbolet e kandidatit Donald Trump në Konventën Kombëtare Republikane.
Rubio ka pezulluar fushatën e tij me një falenderim për Zotin dhe besimin te plani i Tij për të ardhmen e vet.
Buldozeri Trump ka shembur kështu të gjitha shpresat e elitës republikane që preferonte Rubion më shumë se këdo si kandidat për president. Ai ka fituar sot edhe në shtete të tjera, por kjo në Florida ka qenë ajo më e rëndësishmja.
Beteja vazhdon sidomos në Ohio, ku ende po numërohen votat dhe ku ka bazën e tij guvernatori John Kasich. Pak ditë më parë, Rubio u bëri thirrje mbështetësve të tij që të votojnë për Kasich në Ohio, ndoshta për të marrë të njëjtën mbështetje në Florida.
Nëse Kasich fiton sot, do të kemi ende tre republikanë në garë. Nëse humbet, do të mbeten vetëm Trump dhe Ted Cruz./Ruben Avxhiu

Related

Botë 8767371681736953904

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item