Donald Trump nuk përmbahet, por a mund të fitojë ai ndaj Hillary Clinton?

Edhe në “super tusday” Donald Trump nuk u përmbajt dhe duket se s’mund të ndalet më. Por a ka ai shanse ndaj Hillary Clintonit? Republ...


Edhe në “super tusday” Donald Trump nuk u përmbajt dhe duket se s’mund të ndalet më. Por a ka ai shanse ndaj Hillary Clintonit? Republikanët ndodhen në një dilemë të pazgjidhshme, shkruan Ines Pohl.
Hillary Clinton është fituesja e qartë e kësaj super të marte. Në fakt ajo tani s’mund të ndalet më. Shumë delegatë ajo ka mundur t’i fitojë direkt ose t’i mbledhë si super të deleguar rreth saj, ndaj Bernie Sanders vështirë se do të mund t’i bëjë asaj ndonjë konkurrencë serioze. Pavarësisht se ai ia doli të ketë një rezultat të respektueshëm duke fituar shumicën në katër shtete.
Nëse në tërë këtë marramendje elektorale ndalesh pak te arsyetosh, e kupton se ajo që bie në sy është fakti që tani po shkruhet histori. Me shumë gjasë me këto rezultate është e qartë, që Hillary Clinton do të jetë e para grua, që do të kurorëzohet kandidate për presidente në SHBA.
Prej dekadash ajo lufton pa mëdyshje për të hyrë në shtëpinë e bardhë. Asnjë poshtërim nuk ka mundur ta ndalë atë, as afera seksuale e të shoqit dhe as dështimet politike. Prej saj duhet të mësosh, se nuk është keq të biesh nga kali. Dhe se i vetmi gabim do të ishte, të qendroje shtrirë përdhe.
Partia Republikane është humbësja e madhe
Kjo grua është disiplina dhe vullneti i pastër. Nuk do të ishte e drejtë, që formimin e këtij vullneti ta reduktoje vetëm me etjen për pushtet. Me konseguencë të madhe Clinton lufton për idetë e saj për një botë më të mirë dhe më të drejtë. Pa punën paraprake të saj asnjëherë nuk do të kishte pasur një Obama Care, sigurim shëndetësor për të gjithë.
Por tani edhe pse mund të mos jesh dakord me konceptet politike dhe argumentat themelore ekonomike të saj, ka ardhur dita që ky angazhim duhet të vlerësohet. Sepse edhe në këtë vit 2016 Amerika është më shumë se sa Donald Trump.
E kjo detyrimisht na çon tek humbësja më e madhe e kësaj mbrëmjeje. Kjo është Partia Republikane. Siç edhe pritej Trump fitoi bindshëm në shtatë nga dymbëdhjetë shtete. Ted Cruz ndonëse me fitoren që pritej në Teksas dhe me surprizën e vogël të fitores së ngushtë në Oklahoma vërtetë mund të mbledhë pikë. Por do të duhej të ndodhte ndonjë çudi, që ai faktikisht të mund t’i afrohet tani Trump-it.

Marco Rubio mbetet i dështuar. Kjo edhe pse shumë republikanë të moderuar ishin kapur të dëshpëruar pas shpresës, se senatori nga Florida me sulmet e fundit ndaj Trump-it do të mund të fitonte pikë. Kjo betejë tani duket e humbur.
Kësisoj tani bëhet mjaft e vështirë për republikanët, që e cilësojnë veten si “Grand Old Party” (GOP), partia “e vjetër madhështore”.
Të kurorëzojnë një tjetër kandidat?
A duhet vërtetë të kurorëzohet një Donald Trump si kandidat për president, kur partia të mblidhet në kongresin e saj të madh dhe delegatët do të emërojnë kandidatin e tyre? Politkanë me prestigj po fillojnë tani, pak a shumë të mendojnë mundësinë, për t’ia shmangur atij këtë mbështetje. Pra për të gjetur një kandidat të vetin.
Por çfarë botëkuptimi demokratik do të pasqyronte kjo, nëse të deleguarit nga shtete të veçanta nuk do t’i përmbaheshin votës së zgjedhësve të tyre?
Pavarësisht mirëkuptimit për vështirësitë e partisë: kush i vlerëson seriozisht zgjedhjet, duhet t’i pranojë edhe rezultatet, edhe pse ato janë të dhimbshme.
Përveç kësaj Donald Trump shumë herët ka deklaruar, se në rast dyshimi ai do të hyjë si kandidat i pavarur në garën elektorale. Pra pa parti, por me një dëshmi të provuar tashmë, se ai nuk lejon ta ndalë ashkush. Madje as vet partia, për të cilën ai hyri në luftën elektorale dhe që si rrjedhojë e këtij vendimi ndoshta mund të rrëshkasë në probleme ekzistenciale besimi. Një dilemë e pastër kjo.
DW

Related

Top Lajm 3457771333408514546

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item