Donald Trump kundër të gjithëve, “ngrin” NATO-n: Nuk na duhet më!

“Sekretari i Shtetit John Kerry nuk ka bërë një punë të mirë. Negociatat e tij me Iranin janë një ndër gjërat më të këqija që mund të ...

“Sekretari i Shtetit John Kerry nuk ka bërë një punë të mirë. Negociatat e tij me Iranin janë një ndër gjërat më të këqija që mund të kem parë ndonjëherë. U kemi bërë dy dhurata, duke zhbllokuar fondet dhe nuk kemi rimarrë të burgosurit tanë para nisjes së negociatave”, kështu ka deklaruar Donald Trump.
Ai thotë se do të kishte marrë vendime të ndryshme nëse do të ishte në vend të Kerry-t.
Por intervista e Donald Trump dhënë mbrëmjen e djeshme ka bërë më shumë përshtypje për këndvështrimin e tij lidhur me NATO-n.
Borxhi i brendshëm
“Amerika e sotme nuk është si ajo e djeshmja. Kemi një vend ndryshe nga ai që la Reagan. Kemi 19 mld dollarë borxhe. Jemi ulur mbi një minë që mund të shpërthejë në çdo moment. Duhet të rindërtojmë vendin, infrastrukturën. U ula para disa ditësh në një aeroport që ishte si gërmadhë. A keni qenë ndonjëherë në Katar? Aeroportet e tyre janë aq luksoze sa ne nuk mund t’i imagjinojmë”, ka thënë Trump.
Marrëdhënia me NATO-n
“NATO? Është një gjë e mirë, nëse do funksiononte edhe pa ne. Të jemi seriozë. Zhvillimet në Ukrainë kanë ndihmuar shumë vende europianë, megjtihëse gjithçka e kemi bërë ne. Çfarë bëjnë aleatët tanë? Përse nuk ndërhyn Gjermania?  Përse gjithë vendet kufitare nuk bisedojnë me Rusinë? Sepse ne jemi kombi më i fortë? Po, është e vërtetë. NATO si koncept është gjë e mirë, por praktika tregon se ajo funksionon vetëm nëse jemi edhe në brenda. Askush nuk po na ndihmon. Doni një shembull? Dhurojmë qindra miliarda dollarë për të ndihmuar vende që kanë një ekonomi më të shëndoshë se e jona.  Gjermania, Arabia Saudite, Japonia, Koreja e Jugut. Kjo histori duhet të përfundojë. Funksiononte mirë kur ne ishim më të pasurit dhe më të fortët, por duhet të marrë fund. Nuk është e drejtë të investojmë dhe të mos marrim gjë në këmbim”, tha Trump.
Armiku
“Nuk mund t’ia lejojmë vetes të shpenzojmë shuma të çmendura për të pajisur shtetet e tjera. Të shpenzojmë vetëm për vete tani e tutje. Armët më të mira gjithmonë kanë përfunduar në duart e armikut. Ne u japim aleatëve në Lindjen e Mesme dhe më pas këta ua dhurojnë atyre që duan të na vrasin. Të gjitha armët e terroristëve janë Made in USA. Furnizojmë rebelët në Siri me para dhe armë. Por sikur të kthehen kundër nesh? Kjo histori duhet të marrë fund”, përfundoi Trump./a.l
TemA

Bruksel, 22.03.2016, 09:06
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016

"Ju nuk do ta keni urrejtjen tonë" - njerëzit reagojnë në rrugët e Brukselit

Ushtria dhe policia në çdo rrugicë të Brukselit

Disa sekonda pas shpërthimit në Bruksel

Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 20 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për rreth 130 të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris. Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.

Sulmet në Bruksel, NYPD dhe FBI ndjekin nga afër ngjarjetNgjarjet e Brukselit i kanë kaluar kufijtë e Europës. Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po monitoron me vëmendje situatën në Belgjikë dhe është në kontakt me homologët e saj europianë dhe FBI-në.Sipas gazetës së NYPD, departamenti ka vënë në punë njësi operative shtesë përgjatë gjithë qytetit, përfshirë këtu Komandën e Reagimit Kundër Terrorizmit, Grupin e Reagimeve Strategjike dhe Grupet Hercules. Skuadrat në fjalë janë vendosur në zonat e populluara të Nju Jorkut dhe në lokalitetet tranzitore përreth qytetit, për të garantuar sigurinë. “Për momentin nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se sulmet në Bruksel kanë ndonjë lidhje me Nju Jorkun, por ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën në Belgjikë, bashkë me Task Forcën kundër Terrorizmit dhe FBI-në, duke koordinuar forcat”, njofton NYPDNews. Në edicionin e saj online, gazeta vë në dukje se, sulmet në Bruksel vijnë në një kohë kur qeveria federale ka vendosur të shkurtojë me 90 milionë dollarë fondet kundër terrorizmit për Departamentin. “Çdo shkurtim fondesh për Nju Jorkun, që njihet botërisht si shënjestra kryesore e terroristëve në Shtetet e Bashkuara, do të ishte një veprim i papërgjegjshëm”, vlerëson gazeta.

Bruksel sot

Pamje të tjera shumë DRAMATIKE nga sulmet terroriste në Bruksel

Related

Botë 6218025946614758585

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item