Digjet maskota e Trump-it në Meksikë, manjati krahasohet me Judën

Meksikanët kanë zgjedhur një metodë të veçantë për të shprehur irritimin e tyre ndaj Donald Trump-it, pikëpamjet antiemigracion të të ...


Meksikanët kanë zgjedhur një metodë të veçantë për të shprehur irritimin e tyre ndaj Donald Trump-it, pikëpamjet antiemigracion të të cilit kanë shkaktuar pakënaqësi në kufirin jugor amerikan.
Sipas “Reuters”, në mbrëmjen e së shtunës, teksa festonin ringjalljen e Krishtit, meksikanët kanë djegur shëmbëlltyrën e manjatit të pasurive të paluajtshme, gjatë ritualit të përvitshëm të Pashkëve.
Gjithashtu, portrete të ngjashme janë djegur thuajse në të gjitha qytetet e Meksikës, nga Puebla e deri te kryeqendra industriale e vendit, Monterrey.
Mediet vendase shkruajnë se djegia është pjesë e një tradite të përhapur gjerësisht të asaj që quhet “Java e shenjtë meksikane”, gjatë së cilës banorët u vënë flakën maskotave që përfaqësojnë Judën Iskariot, i cili tradhtoi Jezu Krishtin sipas Biblës. Maskotat zakonisht modelohen sipas figurave politike më pak popullore në vend.

Related

Botë 545338750362363532

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item