Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore në Raka të Sirisë

Dhjetëra persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë plagosur në qytetin Raka të Sirisë. Sulmet u kryen nga avionë, ndërsa n...


Dhjetëra persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë plagosur në qytetin Raka të Sirisë.
Sulmet u kryen nga avionë, ndërsa nuk dihet ende se kush e ka kryer sulmin.
Lajmin e bën të ditur Grupi Vëzhgues Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani të Madhe, sipas të cilit në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë dhe se më shumë se 60 persona kanë mbetur të plagosur.
Armëpushimi në Siri hyri në fuqi para tri javësh, duke e ulur nivelin e dhunës, por jo edhe ndaljen e luftimeve, në një kohë kur bisedimet paqësore për Sirinë po vazhdojnë në Gjenevë.
Marrëveshja për armëpushim nuk e përfshin grupin terrorist Al-Qaeda dhe militantët e Shtetit Islamik, kryeqyteti i të cilëve, de facto, është Raka në Siri.

Related

Botë 516703089665374649

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item