Dhjetë asortimentet më të mira dietike

Ushqimet që mund t’i shtoni tryezës suaj për të qenë të shëndetshëm Nëse bëni kujdes ndaj ushqimeve që konsumoni përqendrohuni tek u...


Ushqimet që mund t’i shtoni tryezës suaj për të qenë të shëndetshëm
Nëse bëni kujdes ndaj ushqimeve që konsumoni përqendrohuni tek ushqimet me kalori të pakta dhe veti të forta ushqyese. Sepse të ngrënit e pakët gjatë një diete nuk do të thotë të mos shijosh gjithë ushqimet për të cilat ka nevojë dieta juaj. Në një lajm të dhënë në adresën Ehow.com paraqiten 10 ushqimet të cilat mund t’ia shtoni dietës suaj për të arritur një rezultat sa më të mirë.
Yndyrnat
Vaji i ullirit i përdorur në gjellë në vend të margarinës dhe gjalpit ndihmon në plotësimin e dietës me acidë yndyrorë të pangopur. Ky vaj duke ulur nivelin e kolesterolit të keq, gjithashtu ju ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe paralizës.
Molla dhe dardha
Molla përmban pektinë. Në një studim të bërë në universitetin Georgia në vitin 2007, u konstatua se pektina lufton kancerin e prostatës. Dobitë tjera të pektinës janë: ndikon në qelizat kanceroze të kolonës, ul nivelin e glukozit dhe kolesterolit. Kombinimi mollë me dardhë është një burim i përsosur fibrash nëpërmjet të cilave mund të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.
Luleshtrydhe
Kontrolli i një porcioni me luleshtrydhe të pasura me fibra dhe antioksidues është i lehtë, ajo është si një lloj ushqimi i lehtë në vend të ëmbëlsirave.
Avogado
Përveç përmbajtjes së vajrave të pangopur është një burim vitamine B, E dhe potasiumi. Me formën dhe shijen e tij si të kremit përdoret tek sanduiçët në vend të majonezës. Nëse avogadon e konsumoni bashkë me domate apo karota të pasura me antioksidues, ndihmoni trupin tuaj në forcimin e aftësisë së përthithjes së antioksiduesve.
Veza
Veza e cila ka vetëm 75 kalori përmban proteina të një niveli të lartë dhe veçori të shumta ushqyese. Një nga këta është dhe kolin i cili është shumë i rëndësishëm për funksionet e trurit. Përdorja e vezës në shumë drejtime e bën atë të preferueshme për çdo gjellë. Vezën mund ta konsumoni në mëngjes si omletë, të zier, mund ta grini në sallatë ose mund ta hani në darkë si omletë italiane (frittata).
Speci i kuq
Përkrah shijes së mprehtë me përbërësit e tij siguron një mbështetje të ngrohtë të metabolizmit.
Peshk salmon
Ky lloj peshku i pasur me omega -3 siguron acidet yndyrorë të cilët nuk mund t’i prodhojë trupi juaj. Acidët yndyrorë duke ndihmuar në shëndetin e funksioneve të trurit ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe paralizës. Acidët yndyrorë omega-3 në të njëjtën kohë ndihmojnë në parandalimin e faktorëve rrezikues të infeksioneve dhe kancerit të kyçeve.
Të thatat me lëvozhgë dhe farat
Lajthitë ulin nivelin e përgjithshëm të kolesterolit. Ndërsa bajamja ndihmon në uljen e kolesterolit, parandalon sëmundjet e zemrës dhe përmban vitaminën B17 e cila ka veçori luftuese ndaj kancerit. Arra rregullon funksionet e enëve të gjakut. Farat e kungullit janë të dobishme për prostatën dhe zhvillojnë dendësinë e kockave tek meshkujt.
Çokollata bitter
Çokollata bitter e pasur me antioksidues dhe e cila përmban një antidepresiv natyral, serotoninën, në të njëjtën kohë është një burim i mire endorfine (hormoni i lumturisë). Liron enët e gjakut dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Por mos harroni të konsumoni pak në porcionet tuaja.
Drithërat: karbohidratet e përziera ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit. Si një burim i mire fibrash kanë veçori mbrojtëse ndaj kancerit të stomakut dhe kolonës.


Related

Shëndet & estetikë 5648115093740993632

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item