Çitaku përplaset me Daçiç në OKB: Drejtësi për gratë e dhunuara

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç janë përplasur ashpër në Këshilli...


Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç janë përplasur ashpër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Përfaqësuesja e Kosovës i ka kujtuar Daçiç krimet e luftës dhe i ka thënë se shqiptarët nuk kanë turp t’i përmendin ato.
“Në emër të gjithë atyre viktimave, unë kërkoj drejtësi. Ne duhet t’i shohim autorët pas hekurave dhe ne kemi nevojë që në mënyrë kolektive dhe globale të bëjmë më shumë, në mënyrë që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe kudo në botë, të ndihen të mbështetura”, tha Çitaku.
Gjatë fjalës së tij, ministri serb tha se Kosova nuk është një shtet i pavarur dhe se toka e shqiptarëve është Shqipëria. Ai tha se Kosova nuk mund të bëjë marrëveshje dhe më pas t’i çojë ato në Kushtetuese.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është institucion për realizmin e të drejtave themelore të serbëve të Kosovës. Formimi sa më i shpejtë i asociacionit siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes dy palëve. Kosova nuk mund të bëjë marrëveshje dhe pastaj të njëjtën ta dërgojë në Kushtetuese”, deklaroi Daçiç.
Këtyre pretendimeve, ambasadorja Çitaku iu përgjigj duke thënë se marrëveshjet do të zbatohen, por jo në dëm të Kosovës dhe se mes dy vendeve duhet të arrihet një pajtim për ta parë pa frikë të kaluarën. Sipas Çitakut, ajo çfarë duhet të ndryshojë, është qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës.

Related

Lajme 7828593350727826209

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item